Tashmë Shqipëria do të lidhet me Kosovën edhe më shpejt e kjo pas marrëveshjes së nënshkruar mesditën e së martës mes Ministrisë së Brendshme Shqiptare me atë të Kosovës.

Tre pika kufitare dhe një qendër policore e përbashkët janë në projekt të bashkëpunimit të dy ministrive.

Ministri i brendshëm Flamur Noka ka theksuar se këto marrëveshje janë tejet të rëndësishme pasi forcon bashkëpunimin mes 2 vendeve, por edhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën ndaj krimit.

Ndërkaq, edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka bërë me dije se këto marrëveshje forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Shqipërisë.

(ad.ti/shqiptarja,com)