Në platformën e Beogradit, veriu
i Kosovës si Republikë Serbe

Në platformën e Beogradit, veriu <br />i Kosovës si Republikë Serbe
SERBI - Në kuadër të plaformës së re për bisedimet me Kosovës, që do ta paraqesë presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç, do të jetë edhe statusi për veriun e Kosovës, kështu shkruan sot gazeta serbe “Novosti”.

Nikoliç do të kërkojë një lloj entiteti për këtë pjesë të territorit të Kosovës, të banuar me shumicë serbe dhe të kontrolluar nga strukturat paralele të financuara nga Beogradi. Gazeta serbe thotë se kjo platformë ka marrë mbështetjen e liderëve të partive në pushtet.

“Novosti”, duke cituar burimet të zyrtarëve serbë thotë se “Serbia po lufton për një status sa më të gjerë dhe ideja është që veriu të marrë një autonomi të gjerë territoriale, apo një lloj entiteti, si “Republika Serbe”.

Në praktikë, shkruan gazeta, atje nuk do të ketë institucione të Serbisë, por autonomi serbe.

IVANOVIÇ: AUTONOMI PER VERIUN
Nga ana tjetër të njëjtën mendim ndan edhe përfaqësuesi i serbëve të veriut, Oliver Ivanoviç, i cili deklaron se në asnjë rrethanë e për asnjë kusht serbët e veriut nuk do të integrohen në institucionet e Prishtinës, sepse nuk u besojnë.

“Që kjo çështje të rregullohet duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, e kjo është dhënia e një autonomie për veriun e Mitrovicës”, ka theksuar Ivanoviç, ish-sekretar për Kosovës në Qeverinë e kaluar serbe.

Sipas tij, autonomia për veriun do të ishte një zgjidhje që do të kënaqte serbët në veri. “Kjo do të ishte e pranueshme edhe për shqiptarët, për shkak se me autonomi nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ashtu siç kanë frikën shumica e tyre. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën jo gjatë këtij shekulli”, ka thënë Ivanoviç për “Zërin”.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime