OHËR - Një i ri shqiptar nga Pogradeci është arrestuar nga policia maqedonase, pasi që u zbuluar për kryerjen e disa grabitjeve në qytetin e Ohrit. Bëhet fjalë për shqiptar me inicialet D.R, 20 vjeç nga Pogradeci, i cili në disa raste kishte grabitur zyrat për organizimin e festivalit "Vera e Ohrit".
 
Ai më 24 gusht ka grabitur një foto aparat 'Nikon', ndërsa më 10 gusht në grabitjen e dytë ka marrë një laptop me pajisje të tjera. Grabitjet janë bërë në zyrën e sektorit të programit të festivalit. Më 15 gusht në një vilë private për turistët në Ohër ai ka grabitur një kompjuter laptop, pasi kishte parë se  turistët nuk ishin në vilë. Ai kishte arritur që kompjuterët t`i shesë për shuma simbolike.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)