TIRANË - Partia Demokratike ka dalë me një tjetër deklaratë sot në mbrëmje mbi aktin normativ të qeverisë Rama mbi ligjin “Për Nëpunësin Civil”.

“Opozita është e gatshme të ofrojë zgjidhje që nesër”, u shpreh zëdhënësja e kësaj partie, Laura Vorpsi.

Në deklaratë ajo ka theksuar se “akti normativ nuk mund të ndryshohet nga Kuvendi” dhe se “shtyrja me 6 muaj e ligjit, është kusht i vendosur nga PS”.
 
“Nëse qeveria po tenton të fabrtikojë një shumicë të cilësuar, ky është atentat i dyfishtë kundër konsensusit. Nga qorrsokaku nuk dilet me verbëri dhe arrogancë, por me arsye”, përfundoi deklarata. "Nëpunësi Civil", deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)