Të gjithë i tremben plakjes dhe humbjes së bukurisë, por femrat janë më të shqetësuara për këtë ndryshim në jetën e tyre.

Nëse doni që mos të përshpejtoni plakjen duhet të hiqni dorë nga disa zakone, të cilat jo vetëm ju plakin më shpejt por ndikojnë për keq dhe tek shëndeti juaj.

Nuk konsumoni yndyrna të tretshme
Dieta ushqimor e pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën.
Mos e privoni veten nga ky komponent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.
 
Flini në një anë
Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështeja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës.
Gjithashtu kur e bëni këtë gjë në anën e majtë ushtroni presion tek zemra. Sipas shumë eskpertëve të fjeturit me shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri e i freskët.
 
Përdorni pipëza kur pini
Këtë nuk do e kishim çuar kurrë ndërmend, por teksa e bëni këtë gjë, buzët tuaj mblidhen duke rritur mundësinë për të formuar rrudha rreth gojës tuaj. E njëjta vlen edhe për pirjen e duhanit. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com