Nëse e shan një delfin sot,ai do ta
mbajë mend edhe 20 vite më pas

Nëse e shan një delfin sot,ai do ta<br />mbajë mend edhe 20 vite më pas
E zemë se në vitin 1993 ishe në një bar duke pirë birra me një delfin dhe ky i fundit kërkon të të qërasë. Menjëherë më pas ti i thua “Ok birrën tjetër e ke nga unë”, por e harron premtimin e bërë. Pas kësaj dite nuk e sheh më kurrë delfinin. Rastësisht sot në mëngjes, e takon delfinin në bankë, në rrugë ose në pishina. Tani vjen pjesa më e çuditshme: Delfini të mban mend shumë mirë, madje mban mend edhe birrën që i ke borxh.

Po. Delfinët kanë memorien më të fortë pas qenieve njerëzore. Biologu Jason Bruck në Universitetin e Çikagos ka vërtetuar gjithashtu se delfinët mbajnë mend edhe njëri tjetrin pas një ndarjeje për një periudhë të gjatë.

Ashtu si njerëzit që identifikohen nga një emër dhe njohin njëri tjetrit me këtë mjet identifikues, edhe delfinët identifikohen nga fishkëllima që i thërret dhe kështu komunikojnë edhe njëri me tjetrin. Çdo delfin ka një fishkëllimë karakteristike.
delfin
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron