Nëse jeni duke luftuar me kilogramët e tepërt, betejën e parë kundër trashjes do ta fitoni nëse filloni të hani më ngadalë. Çdo kafshatë përtypeni 40 herë. Me përtypjen e ngadalshme nga ushqimi do të “nxirrni” sasi më të vogël të kalorive ndërsa niveli i hormonit të urisë në sistemin tretës do të jetë më i ulët.

Hulumtimi po ashtu ka treguar që të testuarit të cilët çdo kafshatë e kanë përtypur 40 herë kanë ngrënë edhe 12 herë më pak se ata që ushqimin e kanë përtypur vetëm 15 herë.

Prandaj përtypja më e gjatë është preventivë e shkëlqyeshme nga ngrënia e tepërt, sepse trurit i jep mjaft kohë për të marrë sinjalin që stomaku është i mbushur.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)