Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të thyejë rekorde të reja personale që në start të sezonit të ri në sfidën që fillon në ora 19:00 ndaj Valencias.
Në rast se portugezi arrin të shënojë gol ndaj Valencias sonte mbrëma në sfidën që zhvillohet në Santiago Bernabeu, atëherë do të jetë ndeshja e tetë radhazi në kampionatin spanjoll që Cristiano realizon gol.
Në shtatë ndeshjet e fundit në La Liga, Ronaldo realizoi ndaj Atletico Madridit, Sportingut, Barcelons, Sevillës, Athletic Bilbaos, Granadas dhe Mallorcas. Në rast se realizon sonte ndaj Valencias, Ronaldo thyen rekordin prej shtatë ndeshjeve radhazi që e mbajnë sulmuesit e Realit, Puskas, Hugo Sanchez, Van Nistelrooy, Olmeda dhe Roqueu Olsen.
Por, rekordi i përgjithshëm mbahet nga Ronaldo (origjinali), i cili ka shënuar në dhjetë ndeshje radhazi në La Liga në sezonin 1996/1997 sa ishte lojtar i Barcelonës.
(sg/telegrafi/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com