Ndeshjet e Grupit B përfunduan dhe rezultatet e rezervuara në fund të 90' minutave nuk e ndihmojnë kombëtaren tonë drejt objektivit të 1/8.
 
Kjo pasi vendi i tretë u sigurua nga Sllovakia e cila mori një pikë me vlera përballë Anglisë në barazimin 0:0, duke shkuar në kuotën e katër pikëve.
 
Uellsi u kualifikua si ekipi i parë me 6 pikë në Grupin B, duke lënë pas Anglinë me 5 pikë. Nëse Shqipëria do të arrijë të kualifikohet në fazën e 1/8, kundërshtari i saj do të jetë Uellsi.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com