Në raportin e auditit të firmosur nga drejtoresha Tatjana Elezi dhe që prej disa kohësh është administruar si provë në dosjen penale të njësisë hetimore Task-Forcë, tregohet se ‘’në bazën e të dhënave kryesore të sistemit informatik të DPT-së ekzistojnë funksione për fshirje fizike të të dhënave, pra edhe mundësia e realizimit dhe manipulimit të tyre nëpërmjet ndërhyrjeve dhe fshirjeve të një apo disa linjave të të dhënave për tatim paguesit. Ndërkohë që njëherësh mungon konfigurimi i logove dhe audit-trails në sistemin e deklarimit online. Nuk ekziston absolutisht e konfiguruar ruajtja e logove historike në ndryshimet në bazën e të dhënave, çka do t’i bënte lehtësisht të dallueshme manipulimet apo ndërhyrjet në nivele data-base. Edhe log-et edhe audit-trail, edhe data base-n,i  administron i njëjti person që ka të drejtë administrative në atë system’’.
 
Sipas raportit “Në servera mungon konfigurimi i logove në infrastrukturën e komunikimit të përdoruesve të ndryshëm të rrjetit të brendshëm. Routeri kryesor është i konfiguruar që logot të shkonin të gjitha në adresën e-mailit të drejtorit të TI-së”.