NEW YORK  - Protestat të cilat kanë filluar pas vendimit të gjykatës për mos ndjekjen penalisht ndaj policëve përgjegjës për vdekjen e afro-amerikanëve në Staten Islnad të New York-ut dhe në Ferguson të St. Louis në SHBA janë reflektuar edhe në fushat e sportit, raporton Anadolu Agency (AA).

Basketbollisti i Chicago Bulls në ligën e basketbollit kombëtar të Amerikës, Derrick Rose, ditën e shtunë para ndeshjes në Golden State Warriors për të kundërshtuar vendimin e gjykatës e cila ka hetuar mbi çështjen për vrasjen e Eric Garner në New York, është përfshirë në protestë duke veshur bluzën me mbishkrimin ''I Can't Breathe'' (Nuk marr dot frymë) fjalë të cilat Graner i ka thënë në momentet kur është mbytur nga polici.

Edhe ylli i NBA, Le Bron James duke komentuar vendimin e Rose është shprehur se "Kjo ishte e mahnitshme, edhe unë mund ta bëj këtë", ku më pas gjatë ndeshjes Cleveland Cavailers - Brooklyn Nets ka veshur bluzën me mbishkrimin "Nuk marr dot frymë" duke mbështetur kështu zhvendosjen e protestave edhe në fushën e sportit në të gjithë vendin.

Protestat në fushat e sportit janë mbështetur edhe nga lojtarë të tjerë të NBA si Kevin Garnett, Deron Williams, Jarrett Jack ve Alan Anderson të cilët para ndeshjes Cavailers në Barclay Center të New York-ut basketbollistët e Nets kanë veshur bluzat me mbishkrimin"Nuk marr dot frymë".

Përveç NBA reagime të ngjashme ka pasur edhe në Ligën e Futbollit Amerikan (NFL) ku Reggie Bush lojtari i Detroit Lions ditën e dielë para ndeshjes Tampa Bay ka dalë në fushë me bluzën "Nuk marr dot fymë". Gjithashtu është njoftuar se ndeshja Cavaliers-Nets ku lojtari LeBron James dhe disa lojtarë të Nets veshën bluzën e protestës do të ndiqej nga Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit William së bashku me bashkëshorten e tij Kate. Protestuesit më shenjë proteste kundër dhunës policore dhe diskriminimit racor, para ndeshjes janë shtrirë në tokë për një kohë para stadiumit ku do të luhej ndeshja.

Një tjetër reagim në fushën e sportit kundër dhunës së policisë në SHBA ka qenë edhe pra ndeshjes St. Louis Rams - Oakland Raiders ku lojtarët e St. Louis Rams protestuan duke ngritur duart lart dhe kanë thënë: "Mos Qëllo" kanë reaguar kundër vendimit të gjykatës për mos-ndjekje penale ndaj policit i cili vrau afro-amerikanin Michael Brown në Ferguson.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)