Në skenë 200 artistë për
operën "Trannhauser"

Në skenë 200 artistë për<br />operën "Trannhauser"
Për herë të parë  vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit opera “Tannhauser” (Tanoizer). Është 200-vjetori i lindjes së Richard Vagner që sjell në Tiranë operën me tri akte për Heinrich Tannhauser, që endet mes dy jetëve, dashurisë së shenjtë dhe asaj jofetare. Dualiteti i individit që në vazhdimësi kërkon të njohë vetveten do të ringjisë në skenën e operës tenorin amerikan Roy Stevens, i cili në nëntorin e vitit të kaluar këndoi në Tiranë Skënderbeun. Tenori amerikan pas petkut të Skënderbeut vesh atë të Tanoizerit. Për regjisorin Daniel Helfgot, “vepra vagneriane është zëri kundër një shoqërie që predikon hipokrizinë dhe burgos dëshirat e vërteta të individit”. Për operën “Trannhauser” janë angazhuar 200 persona. Opera me tre akte vjen si bashkëpunim i kastit kryesor të huaj me artistë shqiptar. Sopranoja Analiza  Winberg  përcjell emocionet e dy  grave njëkohësisht.

Ndërkohë dirigjenti argjentinas, Johnathan Khuner, preferon të mësojë shqip dhe ai e ka mbajtur fjalimin në shqip dje në konferencë për shtyp. “Kjo opera është pjesë e një tradite të gjatë në teatrot amerikane, por këtu jam i bindur se po punohet për një shfaqje ndryshe më të freskët dhe tërësisht të re. Jam i lumtur që po punoj me këta artistë shumë të mirë si këngëtarët dhe orkestra”, u shpreh dirigjenti Khuner. Ky prodhim, i cili ka edhe një kosto të lartë financiare, është mundësuar nga International Music and Art Foundation, drejtori i të cilit beson se kjo do të jetë një nga shfaqjet e cila do ta bëj të njohur operën shqiptare në botë.

“Jam i kënaqur që jemi në Tiranë për t'i dhënë mbështetje Teatrit të Operës për këtë realizim historik, i cili do të vendos operën shqiptare në një rang botëror”, u shpreh drejtori i IMAF, Nicholas Thaw.  Opera "Tannhauser" është ngjitur për herë të parë në skenë në vitin 1845. Pas 6 muaj përpjekjesh opera   Tannhauzer  do të ngjitet edhe në skenën shqiptare.  “Trannhauser” i kompozitorit,  Richard Vagner është një projekt i nisur disa muaj më parë do të shfaqet në TKOB për tri ditë, 23,24 dhe 25 Nëntor.

 Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(e.s/d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit