Në skenë me “Mbretëreshën”
e Rexhep Qoses

Në skenë me “Mbretëreshën”<br />e Rexhep Qoses
“Vdekja e një Mbretëreshe” monodrama e shkruar nga Rexhep Qosja, që ka në qendër personazhin e mbretëreshës ilire, Teuta, është kthyer në çështje kërshërie për regjisoret e reja.

Edhe këtë vit monodrama do të vijë në sezonin e ri artistik në Tiranë që do të nisë në muajin shtator, por me regji dhe interpretim nga një tjetrë regjisore e re shqiptare, Arjeta Dhima. Regjisore dhe aktore, Arjeta Dhima për herë të parë do të prezantohet në skenë para publikut me një monodramë.

Ajo e quan një zhanër të vështirë, dhe sipas saj, për këtë vepër kërkohet një punë e madhe, pasi “Vdekja e një Mbretëreshe” është shkruar nga një autor i madh shqiptar, veprat e të cilit janë vlerësuar shumë në skenën teatrore.

“ E zgjodha këtë herë monodramën, sepse më pëlqen të përballem me vështirësitë, me të bukurën dhe me atë që është atraktive. Monodrama është zhanri më i vështirë i interpretim. Kjo monodrame vjen nën interpretimin tim dhe nën regjinë time. Si regjisore kisha një imazh të qartë, ndërsa e mendoja dhe vizionoja në mendje”, pohon Arjeta Dhima, duke qenë e bindur se emri i akademikut Rexhep Qosja do ta ndihmojë.

“Besoj se në vjeshtë për publikun kjo vepër teatrore që mban ermin e Rexhep Qoses do të përcjellë jo pak emocione”, shton më tej Dhima.

Para dy vitesh monodrama “Vdekja e një Mbretëreshe” për publikun erdhi me regji të Inis Gjonit dhe interpretim të aktores Eni Jani, por disa javë më pas publiku do ta shikojë me një tjetër interpretim nga Arjeta Dhima.
 
Shkrimi u botua në numrin  e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen