Në këtë konferencë pritet të diskutohet edhe për bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe zgjidhjen e çështjeve politike ndërfqinjësore.
Iniciativa për konferencën në kuadër të "Procesit Bërdo" është ndërmarrë nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Ivo Josipoviç dhe Borut Pahor dhe i është prezantuar liderëve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë të cilët janë pajtuar për mbajtjen e kësaj konference.
Në konferencë do të marrë pjesë edhe presidenti i Francës, François Hollande. Vazhdimi i Procesit Bërdo mund të ndihmojë në përgatitjen më të mirë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë në procesin e para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Marrë nga ORAinfo
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)