Shkencëtarët në Kaliforni të SHBA thonë se teknologjia e së ardhmes do të lejojë ndërimin e shtëpive, falë printerave gjigandë 3D, brenda një dite.

Prof. i universitetit të Southern California, Behrokh Khoshnevis i cili ka punuar prej vitesh në ndërtimin e teknologjisë së printimit, thotë se do të jetë i aftë të përdorë këtë system për të ndërtuar struktura prej betoni.

Procesi fillon me nivelimin e zonës ku printeri gjigand 3D do të ndërtojë shtëpisë dhe më pas, përgjatë perimetrit të saj hapet një gropë e cila mbushet me beton.

Pjesa e fundit e procesit kërkon një sistem shinash të ngritura në krahët e ndërtesës, në mënyrë që të fillojë procesi i printimit. Sistemi i printimit fillon të prodhojë pak nga pak të gjitha shtresat e materialeve.

Shkencëtarët të cilët po merren me këtë projekt thonë se printerat 3D mund të përdoren për të ndërtuar shtëpi në plenete të tjerë. Ndërkohë Khoshnevis thotë se kjo shpikje mund të ndihmojë në strehimin e njerëzve të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës në vendin e tyre, të fatkeqësive natyrore, apo për të ndihmuar të pastrehët.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)