E gjithë skena ka qenë e regjistruar dhe është postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Sipas autoriteteve, 18 vjeçarja ka qenë në timon në gjendje jo normale dhe ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të përfundonte në një gardh me gjemba. Motra e mitur e adoleshentes ka marrë lëndime të mëdha e për pasojë ka gjetur vdekjen.
Në videon e regjistruar nga 18 vjeçarja dëgjohet tek sa ajo thërret emrin e motrës e cila gjendej e shtrire në mes të fushës.
“ Jacqueline, të lutem zgjohu. Vrava time motër. Do të shkojë në burg për jetë. Unë e dua motrën time, dhe kjo ishte gjëja e fundit që mendova se do të na ndodhte. Vrava motrën time por nuk më intereson, e di që do të shkoj në burg por nuk më intereson. Më fal zemër. U prefsh ne paqe!”, ka thënë ajo.
Brenda pak orëve pasi u shpërnda në Facebook, videoja pati rreth 700.000 klikime, derisa Facebook-u e fshiu. Aktualisht, adoleshentja ndodhet në burg në pritje të vendimit për dënimin përfundimtar.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com