TIRANE- Vizita e kryeministrit maqonas në Tiranë është shoqëruar me incidente me djegie të flamuri maqedonas dhe shqiptar në të dyja anët e kufijve. Fillimisht një video e publikuar në youtube por më pas e hequr tregonte momentet e djegies së flamujve maqedonas në Tiranë, ku dje ndodhej për vizitë zyrtare kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski. Më pas mediat maqedonase raportuan se atje janë kundërpërgjigjur duke djegur flamurin shqiptar.
DJEGIA E FLAMUJVE NE TIRANE
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme disa persona kanë djegur edhe flamujt maqedonas në shenjë proteste ndaj trajtimit jo të mirë të shqiptarëve në Maqedoni.
Ata kanë hequr flamujt nga shtyllat e ndriçimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por dhe përpara universitetit të Tiranës, të cilët ishin vendosur në shenjë nderimi për vizitën e djeshme të kryeministrit maqedonas. Pasi i kanë hequr i kanë vënë dhe flakën. Videoja e djegies së flamurit është hedhur në youtube por më pas është hequr.
DJEGIA E FLAMUJVE SHQIPTARE NE TETOVE
Maqedonasit nuk kanë vonuar shumë që të hakmerren. Mediat maqedonase të cilave u referohet reporteri.net informojnë se Ministria e Brendshme e këtij shteti ka bërë të ditur se rreth orës 01:30 minuta, persona të panjohur kanë djegur tre flamuj shqipëtar afër fshatit Sedllarcë i Epërm, të vendosur në autostradën Tetovë - Gostivar. Fotoja e flamurit shqiptar të djegur është publikuar ne reporter.net
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
DJEGIA E FLAMUJVE NE TIRANE
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme disa persona kanë djegur edhe flamujt maqedonas në shenjë proteste ndaj trajtimit jo të mirë të shqiptarëve në Maqedoni.
Ata kanë hequr flamujt nga shtyllat e ndriçimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por dhe përpara universitetit të Tiranës, të cilët ishin vendosur në shenjë nderimi për vizitën e djeshme të kryeministrit maqedonas. Pasi i kanë hequr i kanë vënë dhe flakën. Videoja e djegies së flamurit është hedhur në youtube por më pas është hequr.
DJEGIA E FLAMUJVE SHQIPTARE NE TETOVE Maqedonasit nuk kanë vonuar shumë që të hakmerren. Mediat maqedonase të cilave u referohet reporteri.net informojnë se Ministria e Brendshme e këtij shteti ka bërë të ditur se rreth orës 01:30 minuta, persona të panjohur kanë djegur tre flamuj shqipëtar afër fshatit Sedllarcë i Epërm, të vendosur në autostradën Tetovë - Gostivar. Fotoja e flamurit shqiptar të djegur është publikuar ne reporter.net
(sg/shqiptarja.com)










