Në Tiranë komedia “Fluturim
mbi teatrin e Kosovës”

Në Tiranë komedia “Fluturim <br />mbi teatrin e Kosovës”
TIRANE - Një komedi për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe tutelat e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes.

Kjo është komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, me autor Jeton Neziraj dhe në regji të Blerta Neziraj, me artistë nga Kosova, Italia, Maqedonia, Gjermania dhe Holanda, e cila do të shfaqet në Tiranë, më 7 dhjetor, në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar – salla “Kadri Roshi”. Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu, muzika është bërë nga: Susanna Tognella (violinë) dhe Gabriele Marangoni (harmonikë), dramaturg dhe bashkëpunëtor artistik është Ilir Gjocaj, koreografia është bërë nga Arthur Kuggeleyn, kompozitor është Gabriele Marangoni, ndërsa për skenografinë dhe kostumet është kujdesur Susanne Maier-Staufen.Komedia ‘Fluturimi mbi teatrin e Kosovës’ flet për shpalljen e pavarësisë dhe në thumb vë institucionet e Kosovës.

Kjo shfaqje është prodhim i qendrës Multimedia nga Prishtina, e cila në fokus të saj ka teatrin dhe dramaturgjinë bashkëkohore. E themeluar në vitin 2002, ajo prodhon dhe bashkëprodhon aktivitete kulturore për të gjitha moshat, në Kosovë dhe jashtë saj.

Qendra është themeluar dhe drejtohet nga një grup i artistëve të rinj të cilët synojnë që të krijojnë një format alternativ të prodhimtarisë artistike, të influencojnë politikat kulturore dhe të përdorin artin për të adresuar çështje të ndjeshme politike e sociale. Disa nga prodhimet teatrore kryesore të qendrës Multimedia janë: “Darka e fundit”, “Lufta në kohën e dashurisë”, “Udhëtimi në UNMIKISTAN”, “Enea 06”, “Yue Madeleine Yue”, “Hipermarketi patriotik”, “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” etj.

(a.p/Gre.M Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi