TIRANE - Numri i femrave që preken nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes Onkologe Dhurata Koroveshi, në vitin që kaloi në QSUT ka pasur rreth 400 raste të reja me kancer gjiri.
“Në vitin e kaluar kemi patur rreth 400 raste të reja me kancer të gjirit. Numri i rasteve të reja është në rritje, por kjo rritje nuk është aq sinjifikative krahasuar me vendet perëndimore.
Rastet me kancer të gjirit vijnë duke u rritur nga disa shkaqe, mund të përmendim disa prej tyre si: ndryshimi i mënyrës së jetesës apo siç e quajnë disa i stilit të jetës drejt asaj perëndimore.
Këtu mund të përmendim uljen e numrit të lindjeve dhe shkurtimin e ushqyerjes me gji të fëmijës, martesat në mosha më të avancuara si pasojë dhe lindjet në mosha më të vjetra.
Kjo është e lidhur direkt me ndikimin e hormonit estrogjen i cili akuzohet si faktori më ndikues në etimologjine e kancerit të gjirit” thotë Koroveshi. Po sipas mjekes ka një evoluim të ndërgjegjësimit të grave, dedikim të hershëm të kancerit të gjirit.
“Është në rritje numri i grave që paraqiten për vizitë klinike edhe pa patur simptoma. Vetëegzaminimi i gjirit çdo muaj, vizita klinike çdo 6 muaj deri në 1 vit, ekografia dhe mamografia, në varësi të grupmoshës, e ul shumë stadin e sëmundjes dhe si pasojë edhe mortalitetin nga kanceri i gjirit” thotë Dhurata Koroveshi, mjeke onkologe në QSUT.
“Në ditet e sotme në vendet perëndimore ka një rritje të incidencës së kancerit të gjirit, por ka një ulje të mortalitetit nga ai. Kjo vjen si pasojë e diagnozës së hershme të sëmundjes që realizohet si pasojë e konsultave periodike të vetë grave” thotë mjekja.
Po sipas saj rastet e grave me kancer gjiri bilateral janë të rralla. Sipas onkologes ka një rritje të grave në moshë të re të prekur nga kanceri i gjirit. “Ka një rritje të numrit të grave në moshat e reja.
Këtu përfshihen moshat 30 deri 40 vjeç. Raste të veçanta ka dhe në moshën deri 30 vjeç. Në moshat e reja sëmundja sillet më agresive.
Kjo është e lidhur me biologjinë e tumorit i cili ka karakteristika më agresive si pasojë edhe trajtimi i këtyre tumoreve është më agresiv. Në ditët e sotme trajtimi i kancerit të gjirit ëeshtë multidisiplinar” përfundon mjekja.
Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com