Të gjithë të zhveshur në muzeun e Vjenës. Por nudo nuk janë vetëm subjektet e paraqitur në piktura, por edhe 200 vizitorë në Muzeun Leopold.

Iniciativa u organizua me rastin e ekspozitës me titull "Njeriu i zhveshur”. Ata mbanin veshur vetëm këpucë dhe syze  për të parë ekspozitën kushtuar përshkrimit të figurës mashkullore nga 1800 deri sot.

 Njëri prej tyre, vienez, shpjegoi se  kishte vendosur për të marrë pjesë në nismën e rekomanduar nga vajza e tij, e cila i kishte vënë në dukje zakonin e tij për të ecur normalisht lakuriq nëpër shtëpi.

Për një vizitor tjetër, një gjerman, kjo eksperiencë ngjasonte me  një ëndërr: "Është diçka e pazakontë, unë gjithmonë kam kërkuar për të ec lakuriq në një muze."

Një operacion origjinal marketingu nga ana e muzeut, e ka promovuar këtë shfaqe nëpërmjet  posterave që nxirrnin në pah burrat lakuriq, duke përçuar kështu një mesazh shumë të qartë.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)