N/Kryetari i bashkisë: U zbatua ligji,
Pallati u lirua, situata normale

N/Kryetari i bashkisë: U zbatua ligji,<br />Pallati u lirua, situata normale
PERMET - Lidhur me pretendimet e kishës ortodokse mbi Pallatin e Kulturës në Përmet dhe përplasjet që ndodhën dje me policinë private, nënkryetari i bashkisë së Përmetit, Vasil Pano ka dhënë një prononcim për tv “A1Report!” ku ka theksuar se “shteti ligjor duhet respektuar.”
 
“Si shtet ligjor që jemi, kur vendos gjykata, ne duhet t’I respektojmë vendimet e saj që janë brenda kuadrit ligjor shqiptar.
 
Dje, Pallatin e Kulturës e mori Kisha, bëri edhe meshën, por sot nëpërmjet policisë private dhe përmbaruesit privat, objekti është marrë në ruajtje dhe atje nuk ka më njerëz.
 
Gjithçka është është bërë sipas vendimit të Gjykatës dhe rregullave, marrëveshjes ndërmjet bashkisë së Përmetit dhe përmbasuesit privat.
 
Sot, nuk ka asnjë problem ndërmjet pushtetit vendor dhe Kishës, situata është e qetë dhe normale. Në të tilla situata, kur ka përplasje dhe veprime antiligjore, duhet të ndërhyjë Policia e Shtetit, por ajo nuk veproi në kohën e duhur për të vendosur rendin,”- përfundoi Pano.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë