Naço emëron Artur Zoton
drejtor të Burgjeve, ikën Dibra

Naço emëron Artur Zoton<br />drejtor të Burgjeve, ikën Dibra
TIRANË - Artur Zoto është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vend të Gazmend Dibrës. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Vendimi është marrë nga ministri, Nasip Naço gjatë ditës së sotme.

Në njoftimin zyrtar, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se, Zoto është një prej oficerëve të policisë të trajnuar më së miri gjatë viteve të fundit nga misioni në ndihmë të policisë, PAMECA
 
JETËSHKRIMI

Artur Zoto ka lindur në Përmet, më 2 tetor 1974.
 
Nga viti 1993-1996 ka kryer studimet pranë Akademisë së Policisë, Tiranë.
 
Në vitin 2005 nis studimet pasuniversitare në fushën e Kriminologjisë në Universitetin Leicester, nëMbretërinë e Bashkuar.
 
Në vitet 2009-2010 merr titullin “MA” për Sigurinë Globale, për Studimet Master me kohë të plotë, përfunduar me rezultatin “Merit” në Universitetin e Sheffield-it në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Ai është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje nga misioni PAMECA.
 
Gjatë viteve 2006- 2013 ka punuar si Koordinator Kombëtar i Luftës kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike; Specialist për Hetimin e Aseteve Kriminale; Specialist në Sektorin e Planifikimit Strategjik; Shef i Sektorit Kundër Trafikimit; Specialist në Sektorin kundër Lëndëve Narkotike, pranë Drejtorisësë Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
 
Ndërsa në vitet 2005-2006, ka qenë anëtar i grupit të punës për zhvillimin e strategjisë 7-vjeçare të Policisë së Shtetit (2007-2013), atashuar pranë misionit PAMECA.
 
Gjatë viteve 2003- 2005 ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit Nr. 3 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe nga 2001- 2003 ka shërbyer si Specialist në Sektorin për Hetimet e Veçanta, atashuar në Prokurorinë e Përgjithshme,Drejtoria kundër Krimit të Organizuar.
 
Gjatë viteve 1996-2001 ka mbajtur detyrën e Specialistit në Sektorin kundër Terrorizmit; në Sektorin Kundër Lëndëve Narkotike dhe kundër Krimeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë dhe Fier.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik