Naço me ambasadorin turk:
Bashkëpunim dypalësh kundër krimit

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, zhvilloi një takim kortezie me ambasadorin turk, Hasan Aşan, nga i cili ka marrë dhe urimet me rastin e emërimit në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Nga ana e tij Naço, nënvizoi faktin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me Republikën e Turqisë kanë qenë të frytshme dhe janë konkretizuar në shkëmbim të informacionit ndërmjet autoriteteve tona, për vënien e elementëve kriminalë përpara drejtësisë së shteteve respektive.

Më tej, Naço shtoi se MD do të vijojë bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe mbi disa iniciativa që synojnë rritjen e përformancës së sistemit të drejtësisë.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)