Projektligji i propozuar nga Ministria e Drejtësisë për të drejtat dhe trajnimet e të paraburgosurve dhe burgosurve, implementon në legjislacionin shqiptar për herë të parë, burgun me regjim të hapur.
Ky nocion motivon ri-integrimin në shoqëri në një kohë më të shpejtë, personat që janë dënuar deri në 5-vite heqje lirie.
Ky projektligj, i cili u miratua në parim dhe në unitet gjatë ditës së martë, nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ofron zgjidhje përfundimtare për ndarjen mes të dënuarve me rrezikshmëri të lartë dhe atyre që nuk paraqesin këtë rrezikshmëri, teksa projektligji parashikon dhe forcimin e mëtejshëm të burgjeve të sigurisë së lartë.
Këtë tha sot, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, para deputetëve të Komisionit për Çështjet Ligjore, teksa prezantoi risitë e ligjit. “Ky ligj pr/sjell përmirësimin e kushteve për trajtimin e personave të dënuar me burgim për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre themelore, në përputhje me aktet e Bashkimit Europian, aktet ndërkombëtare në fuqi si dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht, përmes futjes së nocionit të burgut me regjim të hapur”.
“Përforcimi i sigurisë në burgjet e sigurisë së lartë, përmes një regjimi të posaçëm, që vendoset për sigurinë e institucioneve, kryesisht në parandalimin e lidhjeve të mëtejshme me botën e krimit për personat që vuajën dënimin për vepra penale në veçanti të rrezikshme, duke ndihmuar kështu dhe në shkëputjen përfundimtare të tyre nga krimi. Një propozim i tillë, sqaroi Naço, bëhet jo vetëm për arsye të sigurisë së brendshem të institucionit, por edhe të sigurisë së jashtme”.
“Në të tilla raste, edhe me kërkesën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Ministri i Drejtësisë mund të vendosë pezullimin në institucion ose në një pjesë të tij e aplikimit të rregullave normale të trajtimit të të burgosurve, në përputhje me nevojat e rendit dhe të sigurisë, duke parashikuar një mekanizëm të ri të bashkëpunimit mes sistemit penitenciar dhe atij të mbrojtjes së rendit, si një përgjigje e përbashkët në luftën kundër kriminalitetit, siç mund të jenë veprat penale që lidhen me akte terroriste apo me organizata kriminale”, vijoi Ministri Naço.
Ai tha se ky projektligj, parashikon në mënyrë taksative që personat të dyshuar me rrezikshmëri të lartë dhe ndodhen në qelitë e paraburgimit, të transferohen në burgje të sigurisë të lartë pa një vendim të gjykatës.
Ministri Drejtësisë bëri të ditur se, propozimi i kësaj nisme vjen si nevojë e përmbushjes së detyrimeve që vijnë nga një sërë aktesh ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë si: Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues, si dhe plotësimin e rekomandimeve të 1 Relacion shpjegues për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar” përditësuara mbi standardet e trajtimit në burgje të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës dhe rekomandimeve specifike të Komitetit për parandalimin e torturës. Këto rekomandime kërkojnë rritjen e garancive ligjore për parandalimin e shkeljeve të këtyre të drejtave duke vënë theksin në përmirësimin e kushteve të trajtimit për personat e dënuar.
Relatorja e çështjes, deputetja socialiste, Vasilika Hysi duke folur për projektligjin tha se ligji mbi të cilin rëndojnë këto ndryshime të propozuara nga Ministria e Drejtësisë është arrnuar 5-herë dhe bashkë me këto të kësaj rradhe, 6-herë.
“Është i nevojshëm ndryshimi total i ligjit. Ky ligj është ndryshuar 5 herë deri më sot dhe ky arrnim i propozuar, që është totalisht i vlefshëm është i gjashti. Ligji është hartuar para miratimit të kushtetutës dhe tashmë ka ardhur koha që të hartojmë një ligj të ri, i cili të plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara për burgje dinjitoze, që respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, ashtu siç rekomandojnë dhe ndërkombëtarët”, tha Hysi.
Ministri Naço dhe Deputetët e Komisionit të Ligjeve debatuan për rreth 90-minuta për projektligjin në fjalë dhe në fund vendosën të miratojnë me unanimitet në parim pr/ligjin e parashtruar nga Ministria e Drejtësisë./ATSH/
Redaksia Online
(b.hShqiptarja.com )
/Shqiptarja.com