Naço takime në Angli, pritet
transferimi i të dënuave shqiptarë

Naço takime në Angli, pritet<br />transferimi i të dënuave shqiptarë
TIRANË - Shumë shpejt të dënuarit shqiptarë që janë në Britaninë e Madhe do të transferohen në Shqipëri. Deklarata është bërë nga ministri Nasip Naço i cili ka zhvilluar një takim me zv/Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë dhe Ministër për Burgjet dhe Rehabilitimin, Jeremy Wright.

Ministri i Drejtësisë, po zhvillon një vizitë pune disa ditore në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të zv/Sekretarit të Shtetit për Drejtësinë dhe Ministër për Burgjet dhe Rehabilitimin, Jeremy Wright, për të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells.

Ministri Naço është pritur në një takim të veçantë nga zv/Sekretari i Shtetit për Drejtësinë dhe Ministër për Burgjet dhe Rehabilitimin, Jeremy Wright. Gjatë takimit miqësor, u nënvizuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona.

Ministri Naço e falenderoi atë për të gjithë ndihmën e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar për reformën në drejtësi dhe në veçanti, në fushat e sistemit penitenciar, të shërbimit të provës, të ekstradimeve, mbikqyrjes elektronike të shërbimit të burgjeve, si dhe ndihmës së dhënë në kuadër të bashkëpunimit me Dhomën e Avokatisë.

Gjatë takimit u diskutuan detajet për çështjen e transferimit të të dënuarve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet angleze, sipas një kalendari që do të menaxhohet nga grupe pune të përbashkëta. Proçedurat e kthimit pritet të nisin shumë shpejt.

Nga ana e tij, Ministri Wright the se e konsideron bashkëpunimin në fushën e drejtësisë si të shkëlqyer dhe u shpreh optimist për ecurinë e mëtejshme të kësaj marrëdhënie.

Ai e cilësoi këtë raport midis sektorit të drejtësisë së dy shteteve si prioritar dhe të rëndësishëm, duke premtuar se dy vendet tonat do të ecin në një rrugëtim të përbashkët “Mbretëria e Bashkuar do ta ketë gjithmonë prioritet Shqipërinë  dhe do ta ndihmojë vazhdimisht në drejtim të procesit të integrimit europian të vendit, i cili mbetet prioriteti kryesor i të gjithë shqiptarëve.”- u shpreh Wright.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik