Mesazhe të shumta ngushëlluese kanë ardhur për 31-vjeçarin Shkëlzen Qordja,  shoferin e ministrit Fatmir Xhafaj, që u gjet i pajetë në garazhin e Gardës së Republikës.

Fjalë pikëlluese për punonjësin e Gardës ka shkruar edhe anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi.

Ky i fundit shpreh dhimbjen e thellë përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ndër të tjera shkruan se Qordja iku sot nga kjo botë duke copëtuar zemrat e të gjithëve, dhe duke ju lënë një brengë të madhe të gjithë atyre që e njohën.

Dy fjale per ty Zen! Ti ike sot nga kjo bote dhe zemrat e te gjitheve ke copetuar!Na le te gjitheve ne qe te njohem nje brenge te madhe!Ke lene prinderit dhe Erin me koken varur, miqte dhe shoket!

Dhe ne kete vend qe zoti e ka bekuar, por njerezit e kane mallkuar edhe me mortin duan te bejne politike! Ti ike nga ne te gjithe, por miresine dhe buzeqeshjen tende kurre nuk kemi per ta harruar!

Bledar Skënderi, anëtar i KQZ


(Postimi i Bledar Skënderit)