'Na duhej stadiumi San Siro!' ANSA jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano: 5 mijë në Pallatin e Sportit 3 mijë jashtë! Lavdëroi Melonin dhe thumboi Bossin
Edi Rama në Milano me shqiptarët, në pallatin e sportit në Busto Arsizio, 26 maj 2024
Media italiane i kanë bërë jehonë takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në pallatin e sportit në Busto Arsizio, një lokalitet afër Milanos.
Agjencia prestigjioze italiane e lajmeve ANSA shkruan se mbi 5 mijë persona ishin në tribunat e arenës Busto Arsizio (Varese) e gati 3 mijë persona jashtë pallatit të sportit për të pritur kryeministrin Edi Rama i cili erdhi për të vlerësuar diasporën shqiptare në kuadër të një turni europian dedikuar promovimit të kulturës shqiptare dhe investimeve në tokën e Shqiponjave.
“Na duhej stadiumi San Siro”, tregon në skenë organizatori i eventit, Ylli Ujka, një sipërmarrës. Në Itali erdhi me anije në vitin ’91 në Pulia, e sot jeton në Gallarate (Varese), shkruan sot agjencia e lajmeve ANSA.
Ndër të tjera në shkrim agjencia e lajmeve italiane thotë se Rama mbajti një fjalim të bazuar mbi krenarinë kombëtare pa harruar të kujtojë paragjykimet me të cilën u përballën shqiptarët në fillim por as vlerësimin si qeveritë italiane qëndruan krah popullit shqiptar. E në këtë pikë kujton dhe deklaratën e ish liderin e Lega Nord i cili në kohën e eksodit bëri thirrje për 'që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë" ndërsa vite më pas bleu djalit diplomën në Shqipëri.
Fjalimi i kryeministrit ishte I bazuar në krenarinë kombëtare, pa harruar të kujtojë paragjykimet që populli i tij emigrues pati në Itali. "È stato un albanese" (“Ishte shqiptar) e përsërit disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media. Rama përmend edhe figurën e Umberto Bossit, i cili “me atë jelek dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë dhe vite më pas erdhi në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij
Por më pas nënvizon se qeveritë italianë ‘u kujdesën për Shqipërinë si askush tjetër’ ndërsa kryeministres italiane i referohet si ‘mikja jonë’.
Ndërsa mendon për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ai përdor fjalë shumë të qarta: objektivi është "të sigurohet që Evropa më në fund të fillojë të kuptojë se ajo duhet të ribashkohet fillimisht përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë” shkruan ANSA.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27