Dilaver Nela është një nga protestuesit në tubimin e sotëm të organizuar nga presidenti Ilir Meta.

55-vjeçari që di tre gjuhë të huaja është një nga protestuesit më të veçantë, pasi merr pjesë në çdo tubim dhe nuk mban asnjë anë politike.

Gjithmonë zgjedh një mënyrë të ndryshme dhe të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e tij.

Ditën e sotme ai ka zgjedhur tri foto të politikanëve shqiptarë, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën njëri poshtë tjetrit mbi një samar dhe parrullën me shprehjen: “Na e kanë hipur vënçe”.

Nela ka dashur të shprehë se të tre politikanët me më ndikim në vend po e shfrytëzojnë në mënyrën më të keqe popullin shqiptar.

Foto nga dita e sotme e protestës, Dilaver Nela

Dilaver Nela nga fshatrat e Laçit kishte zgjedhur tre tepsi në protestën e mëparshme të bërë më 16 mars të vitit të kaluar të shoqëruara me shkrimin PS, PD, LSI, dhe sipër tyre “Shoqëria civile”.

Gjithashtu ka përdorur parrullën:“S’ka Shqipëri, ka tepsi”.

Foto nga Dilaver Nela