Kam pasur edhe unë një eksperience si kjo qe po ndodh me parkun e lojërave. E njëjta situate, e njëjta turmë, proteste e PD, nisen protestuesit nga i njëjti vend dhe pastaj ndahen, disa për funeral, disa për grusht shteti me kallash e arme, e një pjesë e madhe për të shkatërruar e grabitur qytetin.. Atëherë ishte data 14 shtator 1998.
Aktiviteti im ndodhej ne bulevardin Zogu i Pare e si shume te tjere u sulmua nga hordhia e barbareve qe nuk lanë gje pa thyer e pa vjedhur. Shkul vetrata, shkul tenda, shkul parket, vidh gjithçka brenda, shkul priza e tela nga muret, qëllo me automatik etj etj.. Për çerek ore arritën te hiqnin edhe suvane e dolën tek hekuri i soletave. Sikur mos mjaftonte, ne ikje i vunë edhe zjarrin.
Gjate muajve ne vazhdim protestat e PD-se vazhduan ne menyre te shpeshte nderkohe Tirana ishte me e frikësuar se kurre. Cdo dyqan, çdo bar, cdo njesi tregtare, cdo kafe, cdo gje qe ndodhej ne lartesine e syrit e te duarve te mitingasheve e barbareve u vesh me qepena. Nuk mjaftonte shemtimi qe i erdhi Tiranes nga 97a, por u shumefishua me qepenizimin per shkak te protestave te PDse, duke u kthyer ne nje qytet te erret llamarinash, me qepena te vendosur ne shumice mbrapsh nga shpejtesia e frika.
Gjate protestave nuk funksiononte asnje institucion. Madje edhe policia rrinte ne gadishmeri, por e mbyllur neper komisariate. Cdo gje ishte ne meshire te mitingasheve. Varej nga instikti i tyre nese do ngacmonin ndonje femer, nese do thyenin ndonje peme, do grabisnin ndonje makine, apo do bastisnin ndonje dyqan. Qyteti ishte ne meshire te fatit.
Te nesermen e mitingjeve, sikur s’kishte ndodhur asgje shteti funksiononte me qytetaret. Dilte policia, vinin tatimet, funksiononin institucionet etj etj.
Per qytetaret e per te gjithe njerezit e ndershem te ketij vendi, ligji ka funksionuar e nuk ka bere tolerim as ne ditet me te keqija. Nderkohe qe per nje kategori tjeter, per barbaret, hajdutet e shkaterruesit qe grabisnin qytetin ne cdo proteste te PD, ligji nuk funksiononte asnjehere.
Shteti i toleroi mitingashet e asaj kohe, a nga frika a nga paaftesia nuk di ta them.. Por rezultati ishte qe ajo turme e dhunshme, shkaterroi, dhunoi e mbajti peng qytetin derisa erdhi ne pushtet. Sigurisht me te dhunshmit ishin me te shperblyerit e PD-se, tanime ne pushtet. Mjafton ti ktheheni ndonje foto te atyre qe rrinin mbi tank me kallash ne dore per te kuptuar se jane te njejtet qe me pas u bene drejtore e sipermarres te rendesishem, deri edhe pronare te zonave me te shtrenjta te Tiranes. Te njejtet,pas ardhjes ne pushtet njelloj te armatosur vazhdonin t’a dhunonin shtetin per se brendshmi.
Ngjarjet e palo protestave te fundit per mua jane nje film i vjeter qe titullohet “Na erdhen barbaret”. Diten e diele pashe serine e rradhes te ketij filmi qe ka kohe qe po na rishfaqet me shkaterrimin e bunkerit, te hyrjes se kryeministrise, dhunimin e bashkise e se fundmi te parkut te lojrave. Njesoj si 15 vjet me pare, gjate ketyre protestave ne bulevardin Deshmoret e Kombit, simboli i qytetarise e civilizimit, u shfaqen ne parakalim si triumfatore nje hordhi vandalesh qe terhiqnin zvarre trofete, zgara, hunj e pjese eskavatoresh, duke dhunuar edhe fizikisht qytetare qe rastesisht u ndeshen me ta.
Kete te diele, nen shembullin e ketyre vandaleve, edhe elita e Partise Demokratike, nxitoi te merrnin meritat e protestave te dhunshme tek parku i femijeve. Deputeti i Kukesit, deputeti i Shishtavecit, deputeti i Kamzes, deputeti i Devollit, nje deputet nga Vlora, dhe dy deputete nga rrethinat e Durresit, njeri syresh veshur si kolonizator, me kobure ne brez e me nje cante krah-qaf mbushur me karikatore rezerve, u vune ne krye te nje cete per te stisur nje ngjarje pa ngjarje, te nje kauze pa kauze, me nje arrogance e prepotence qe sa me shume shtohej aq me qesharake beheshin ne syte e qytetareve.
Ne paranteze, dua te falenderoj gjithe qytetartet e Tiranes qe ndiqnin indiferente e me sarkazem kete ngjarje groteske. Si kunder kam edhe nje falenderim te sinqerte per te gjithe deputetet e PD-se te qarkut te Tiranes qe e bojkotuan masivisht kete palacollek. Me vjen mire qe qytetaria e ketyre prevaloi mbi kauzen qesharake te kryetarit e te atyre te tjerëve.
Ne këtë film e kemi pare dhe e dime si përfundon dhe prandaj nuk do sillemi si 15 vjet me pare e nuk do t’i tolerojme keta qe te vazhdojnë përherë e me agresive nen shembullin e pasurimit te te pareve te tyre me dhune e me force.
Ne kemi marre përsipër te bejme shtet duke vendosur barazine ndaj ligjit si parimin kryesor nga ai qe s”paguan energjine elektrike, tek ata qe s’paguajne taksa, deri tek ata qe ndezin nje cigare neper bare. Por do te jemi me te rrepte me forcen e ligjit e tolerance zero ndaj gjithe atyre qe kane shperfillur cdo ligj ne kete vend, duke dhunuar e vandalizuar pronen publike e private, qofshin keta nen mburojen e partise demokratike.
Per te qene te drejte me qytetaret, nuk do te jemi tolerant me abuzuesit.
Nuk ka qytater te Tiranes e te Shqipërisë qe mendon se deputetit te Kukesit a kolonizatorit me kobure ju pre barku per parkun e femijeve te Tiranes. Nuk do shume mend te kuptosh qe ata po provokojne incidente te qëllimshme per te fshehur te vertetat e medha.
Dy janë të vërtetat e mëdha. E para, sa me shume kantiere e pune publike hapen ne Tirane, aq me shume zhvlerësohet ish- kryebashkiaku, kryetar i PD-se e aq me aktuale behet reklama me gerhima tek qytetaret e Shqipërisë edhe për fushatën e 2017es.
E vërteta tjetër e madhe është frika e atyre qe nuk ishin ne proteste. Frika e ish pushtetarëve te medhenj, frika e ish grabitesve e abuzuesve te mëdhenj te ketij vendi, qe nuk i ze gjumi naten, nga prognoza e reformes ne drejtesi, reforme te cilen nuk e do vetem cdo qytetar i ketij vendi, por e do edhe pjesa e me e madhe e PD-isteve te cilet mezi presin te heqin qafe ish udhëheqësit e tyre te dale boje, ata qe moren peng vendin për 8 vjet me radhë e që mbajnë peng sot Partinë Demokratike.
E dimë ne se i kemi dëgjuar neper biseda, por e dinë edhe drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët po sajojnë lloj-lloj pretekstesh për te mbajtur te vetët ne bojkot, larg parlamentit. Vota masive për reformën, është votë për shtetin e se drejtës duke filluar nga dënimi i te paprekshmeve.
Kjo reforme, me bojkote pa bojkote, me zgjedhje pa zgjedhje, me referendum pa referendum, do te votohet, duan apo s'duan këta, e shume shpejt te gjithë do i shohim rezultatet.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com