Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Durrës, ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS së degës atje. I pranishëm në takim ka qenë edhe drejtuesi politik i PS në Durrës, Blendi Klosi.
Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi mbështetje të pakushtëzuar për PS-në në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, të cilat i konsideroi si vendimtare për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Sot Shqipëria duhet të vrapojë për të mos e lënë të mbyllet atë derë që na është hapur. Na është hapur një derë që s’ka qenë kurrë realisht e hapur për ne. Na kanë thënë ata vazhdimisht ‘ne ju duam këtu me ne, do vijë një ditë’... Ne duhet të bëjmë çmos që të mos e lëmë derën të mbyllet pa hyrë brenda. Dhe që mos ta humbim, duhet të konfirmojmë fuqishëm PS-në në zgjedhjet e ardhshme, që janë më shumë zgjedhje politike sesa zgjedhje vendore”, tha kryeministri Edi Rama.
Rama vijoi më tej duke thënë se fati ka dashur që t’i bjerë Partisë Socialiste në kurriz një ‘gur kaq i madh’, duke nënkuptuar përgjegjësinë për futjen e Shqipërisë në BE. Kryeministri shtoi se PS ka misionin që ta realizojë futjen e vendit brenda Unionit dhe të mos e humbasin ‘trenin e historisë’.
“Fati e ka dashur që të na bjerë ne në kurriz një gur kaq i madh për ta ngjitur në metrat e fundit dhe për ta vendosur në majë, duke e vulosur prezencën e Shqipërisë në BE. Kjo është diçka që kështu e ka sjellë rrota e historisë dhe ne duhet ta bëjmë këtë realitet. Ne duhet ta kapim trenin e historisë patjetër”, tha mes të tjerash Rama.
Shefi i Qeverisë foli edhe për akuzat e ngritura nga Partia Demokratike, përfaqësues të lartë të së cilës besojnë se procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka ngecur. Teksa i cilësoi të pavërteta këto akuza, Rama tha se pasi shkoi në Uashington në 'Bordin e Paqes', PD ndryshoi qëndrim në raport me SHBA-në dhe Presidentin Donald Trump dhe tani sipas tij, ka 'ngritur' flamurin gjerman.
“Për Bordin e Paqes thoshin ‘nuk ka ftesë’. Unë e kisha ftesën. Pastaj kur nxora ftesën, thanë qenka ftesë për shumë, jo vetëm për këtë. Pastaj kur erdhi ai në Zvicër, unë nuk shkova se isha me gocën. ‘E shikon, nuk shkoi se e ndaluan’, thoshin ata. ‘Ore jam me gocën’, thoja unë. Pastaj shkova atje edhe thanë ‘i korruptum ky, i korruptum ai’. Iku Amerika. Pastaj doli Gjermania. Në rregull, erdhi maji dhe do e ngremë flamurin gjerman në Shijak ne. Do e ngremë flamurin gjerman aty te lagjia Lugina dhe do u themi ‘hajdeni këtu tani se në Shijak ka një veto kundër negociatave, hajde merruni me Shijakun. Ça t’u bësh atyre, s’ka asnjë veto, s’ka asgjë të kësaj natyre, është vetëm proces”, deklaroi më tej Rama.
Po ashtu, nga Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, Rama se taksa 3% për strehimin në lejet e ndërtimit që merret nga bashkitë, do të mblidhet në një fond të vetëm, për të pasur më pas një shpërndarje më të mirë të këtij fondi për ata që kanë nevojë për strehim.

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës se taksa 3% për strehimin në lejet e ndërtimit që merret nga bashkitë, do të mblidhet në një fond të vetëm, për të pasur më pas një shpërndarje më të mirë të këtij fondi për ata që kanë nevojë për strehim.
“Kemi hyrë në fazën ku duhet të flasim edhe për strehimin e përballueshëm. Jemi duke bërë një riorganizim komplet të gjithë procesit të politikës dhe procedurave të strehimit. Kemi vendosur, jemi i vetmi vend që e kemi, një 3% në taksë për strehimin në lejet e ndërtimit. Edhe Bashkia Durrës ka potencialin të krijojë të ardhura të konsiderueshme nga lejet e ndërtimit. Ne do t’i mbledhim këto të ardhura në një fond të vetëm, por nuk do t’ia lëmë vetëm Tiranës le të themi, megjithëse ka nevojën më të madhe për strehim.
Ndërkohë që kemi një bashki tjetër që është e dyta pas Tiranës për të ardhura të vetat, është Himara. Aty ka shumë projekte për ndërtimin por nuk ka nevojë për strehim. Himara e merr 3%, por nuk ka nevojë për strehim, kështu që do të krijojmë fondin e përgjithshëm. Janë disa dinamika që do të lehtësojnë marrjen e shtëpive nga persona që janë në punë, të rinj, që kanë disa parametra, por nuk e marrin dot shtëpinë. Kemi filluar me kredi me 0 interes për mësuesit, punonjësit e policisë, ushtarakët, kemi filluar një program. Do ta zgjerojmë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Durrësi është shprehur se të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike për ‘ngecje’ të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, janë të pavërteta.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama me ironi deklaroi se pas pjesëmarrjes së tij në ‘Bordin e Paqes’ në Uashington, PD u distancua nga Presidenti Donald Trump dhe SHBA dhe tani kanë ‘ngritur’ flamurin gjerman.
“Për Bordin e Paqes thoshin ‘nuk ka ftesë’. Unë e kisha ftesën. Pastaj kur nxora ftesën, thanë qenka ftesë për shumë, jo vetëm për këtë. Pastaj kur erdhi ai në Zvicër, unë nuk shkova se isha me gocën. ‘E shikon, nuk shkoi se e ndaluan’, thoshin ata. ‘Ore jam me gocën’, thoja unë. Pastaj shkova atje edhe thanë ‘i korruptum ky, i korruptum ai’. Iku Amerika. Pastaj doli Gjermania. Në rregull, erdhi maji dhe do e ngremë flamurin gjerman në Shijak ne. Do e ngremë flamurin gjerman aty te lagjia Lugina dhe do u themi ‘hajdeni këtu tani se në Shijak ka një veto kundër negociatave, hajde merruni me Shijakun. Ça t’u bësh atyre, s’ka asnjë veto, s’ka asgjë të kësaj natyre, është vetëm proces”, tha mes të tjerash Rama.
Komente










Sna duhen zgjedhjet e tua politike z.KM Na duhen zgjedhje lokale per te patur sherbimet sa me te prekshme per nje jetese normale Vlora eshte si Gaza 12 muaj viti Rruge te shqyera lagje te shkateruara hapsira publike zero kende per femije jane enderr ose me leke Parkime as qe behet fjale se dhe te dera e shtepise vijne te vendosin makinen me tabele shitet Polici rrugore inekzistente Bashkiake ka vetem makina elektrike asgje tjeter Bashkia dhe e gjithe administrata eshte akoma me ata drejtore qe ti doje te hiqje por qe shpura e deputeteve dhe drejtuesi politik qe na perfaqeson thjesht ju bejne rotacion e heqja lekes e verja prenges kemi 20 vjet na dalin para ne cdo zyre e cdo cep Eh cte te them me shume Ndaj zgjedhjet politike mbaj per vete se ne si popull na duhen zgjedhje lokale Suksese ne jete
Përgjigju