'Na mbyte, 200 lekë nafta', Rama i përgjigjet komentuesit në Facebook: Çmimet në pazar i ngre e i ul tregu jo qeveria

'Na mbyte, 200 lekë nafta', Rama i përgjigjet komentuesit në Facebook: Çmimet në pazar i ngre e i ul tregu jo qeveria

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në Facebook, i cili i kërkon llogari për rritjen e çmimit të naftës. Teksa kryeministri postoi foto nga Golemi mbi përfundimin e procesit të rindërtimit, komentuesi i shkruan që të lerë ndërtimin dhe të shohë çmimin e naftës

"O shih çmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta, nuk punojmë të gjithë si ju pushtetarët, kemi fatura që i paguajmë me rrogë, a e di se ça është rroga o meer…", i shkruan komentuesi.

E drejtpërdrejtë ishte përgjigjja e Ramës i cili shkruan se rritjen apo uljen e çmimeve e dikton tregu dhe jo qeveria, teksa shton se për të ndihmuar qytetarët, po mbajnë çmimin e energjisë të pandryshuar në kushtet kur është rritur 'kacafiu' në Rajon e më gjerë. E sa për ndërtimet, Rama thotë se nuk ka ndërmend t'i lërë sepse ka akoma familje që duan të kthehen në shtëpi pas shkatërrimit nga tërmeti.

"I shikoj çmimet si jo, po çmimet në pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, ndërkohë që pikërisht pse e di mire çfarë është rroga po e mbajmë çmimin e energjisë aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, ndërkohë që kudo në rajon e më tutje është rritur kacafiu! Ndërsa ndërtimet nuk i lë në asnjë mënyrë, sepse ka akoma familje që duan të kthehen në shtëpi pas shkatërrimit nga tërmeti", iu përgjigj Rama.

Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke shkuar afro 200 lekë, duke arritur një rekord të ri. Nafta shënon sërish rritje, ku një litër blihet me 193 lekë nga 187 lekë sa ishte në tetor, ndërsa benzina me 195 lekë. Ndërkohë që gazi ka arritur në 94 lekë, nga 82-89 lekë që është luhatur deri më tani. Në më pak se një vit kjo është hera e shtatë që çmimet e hidrokarbureve rriten në Shqipëri. Ministrja e Financave ka sqaruar më parë se këto luhatje të çmimeve vijnë si pasojë e tregjeve ndërkombëtare, ndërsa theksoi se qeveria nuk do të ndërhyjë në treg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/02/2022 02:42

    Cmimet ne fakt jane ngritur ne gjithe boten dhe per cdo gje.Mediat shqiptare duhet te sjellin shembuj se c'thuhet ne bote per kete problem.Dhe jo vetem kaq,por kane filluar limitizimet.Ketu ku jetoj une,kur shkon ne supermarkete per disa gjera ka limit,p.sh te blesh mish,te thote dy pako limiti dhe per disa gjera te tjera,dyqanet kane vene tabela te tilla ku thuhet se bleresit mund te perballen me mungesen e X,apo Y malli dhe se dyqani do beje te pamunduren t'i siguroje,por kerkon mirekuptim nga bleresi.Kjo filloi qe me pandemine,por po vazhdon dhe shume njerez po mbledhin rezerva, se nuk i dihet.Problemi ne Shqiperi eshte se duhet mbrojtur me shume konsumatori,jo vetem per energjine,por dhe per cdo gje tjeter bazike.Nuk e di nese ekziston ndonje agjenci per mbrojtjen e konsumatorit,nese jo,mire do ishte te krijohej.

    Përgjigju
    • Riku: 12/02/2022 07:03

      Iris mos vuaj me atje ku je... hajde menjehere ketu... kam idene ti ke ikur ne kohe te sales kur ishte tmerr tani qe eshte rama eshte parajse... hajde xhan mos vuaj... na e shpifet duke relativizu cdo gje... rroga me ulet ne rajon celulari me cmime me te larta nafte me shtrenjte konsum me I ulet vdekje me shume se lindje emigrim masiv te lutem iris me thuaj njesoj si atje ku je besoj jane keto te dhena... ptyy

  • pensionisti: 12/02/2022 00:07

    OR palaco kryeminister,,,vendos tavan cmimi per naften 1300 leke /litri,ose dhe me lire,,po ashtu vendos cmim tavan per buken,dritat,miellin,sheqerin,vajin,gjalpin,,mishin,,djathin,,,ne baze te rrogave qe merren ne shqiperi,,,se nuk po na ngelet asnje leke per te pire nje kafe...mor horr,,mor hajdut,,,njesoj po na del dhe ti, si sali krimineli,,dhe ilir floriri....

    Përgjigju
  • martin: 11/02/2022 21:20

    o legen rrogat i ke ti ne dore, rriti rrogat edhe dicka behet, por ti je biri i k... se sorosit edhe vetem ai mendon oer familjen tate

    Përgjigju
  • Lomi: 11/02/2022 20:50

    Populli te ngrihet sa me shpejt,,,,sepse po I shkatarrohet kuleta nga cmimi 1930 leke/litri..I naftes....TURP I madh,,,te ulet cmimin dhe te largohet menjehere bankersi nga shqiperia,,,nafta te nxirret nga shteti dhe te shitet po nga shteti...sot ne amerike cmimi I nje liter benzine eshte 800 leke/litri. ....

    Përgjigju
  • Turi: 11/02/2022 19:03

    Po shtetet e tjera ne rajon si Maqedonia e Veriut perse e ka cmimin shume here me te ulet o kokerr qelbesiri , politikanet e vendit tine duhet te denohen me burg perjete per krime ndaj popullit

    Përgjigju
    • adi: 11/02/2022 20:19

      se eshte brenda taksa e rrugeve

  • Liu: 11/02/2022 18:55

    Edhe ne kohen e kriminelit Berisha nafta ishte 200 lek dhe nuk kishit bythe te ankoheshit o barbona se ju sakatonte me banditet e tija.

    Përgjigju
  • Qytetari: 11/02/2022 17:37

    Çmimet vërtetë i ngre e i ul tregu, por qeveria nderton politika te tilla që te mbajnë konstante çmimet e tregut, sepse kontratat me Bankers petrolium dhe me minieren e Rubikut i bën qeveria.

    Përgjigju
  • Bene rexha: 11/02/2022 17:26

    Po ska faj ky i shkreti…pse me cmimet do meret ai? Ka pune te tjera ay ore… tendera vu gjithandej…dhe ay me cmime te larta blen, se sa me te larta cmimet, aq me e larte perqindja e tenderit qe shkon te llogaria…ehu, ku merni vesh ju nga kto gjera. Neve nafte kemi vete, po skemi rafineri se ky e shet per skrap…mendjendritur, si thone shaka.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/02/2022 17:25

    Ti je km shqipfolës, por shqipëtar nuk je pasha kët tok!!!

    Përgjigju
  • Lorenc: 11/02/2022 17:21

    Hiqe taksen e qarkullimit nga nafta o palaco sic e ka gjithe bota vec, dhe shiko pastaj cmimin e naftes.

    Përgjigju
  • Gazheli hajdut dogane: 11/02/2022 17:16

    Mashtrues ordiner. Ti e di mire se kstrati dhe kompani e bejne si te duan lojen. Kontrabanda po mbulon vendin, doganat pikiate, ti e di dhe te intereson xhepistlliku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë