LEZHË-Qytetar dhe aktivist kerkojne largimin e fabrikes se mbetjeve me origjine shtazore nga lagjia "Skenderbeg"
Banor dhe aktivistë në Lezhë u ngriten sërish në proteste, kunder fabrikes se përpunimi të mbetjeve me origjine shtazore e cila ndodhet në lagjen “Skenderbeg”. Protestuesit u mblodhen në qender të qytetit dhe dhe me pankarda në duar marshuan drejt fabrikes, duke shprehur shqetësimin e tyre ndaj ndotjes së ajrit dhe mjedisit.
Sipas protestuesve, era e rëndë dhe ndotja nga fabrika po ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës dhe shëndetin e komunitetit, duke e cilësuar të pafalshme heshtjen e insitucioneve vendore dhe qëndrore ndaj kësaj situate e cila vijon prej të pakten pesë vitesh.

Në anën tjetër, përfaqësues të fabrikës pretendojnë se po respektojnë të gjitha rregulloret mjedisore dhe ky subjekt nuk krijon ndotje në mjedis, ndërsa qytetaret paralajmëruan se nëse nuk merren masa konkrete, do të vijojnë me protesta të tjera deri në zgjidhjen e kësaj problematike.
Komente

