TIRANE-Shkarkohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili është burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda.

Lirimi nga detyra është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shkak të fjalorit të ulët në rrjetet sociale.

Për Manastirliun reagimi është i patolerueshëm dhe ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

"I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë.

Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë" shkruan ajo.  Aurel Voda një lajm të publikuar nga një faqe online, ku kreu i LZHK-së Shehi shprehej se nëse nuk hapen negociatat, PD-ja do të niste protestat komentonte “Na plasi ka*i” dhe kjo i ka kushtuar vendin e punës.

 

Komenti i Aurel Vodes qe i kushtoi vendin e punes

Disa nga komentet në rrjetet sociale
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Aurel Voda kërkon falje pasi lëshoi gojën: Kam qenë mbrojtësi i taksapaguesve shqiptar


Pasi u shkarkua nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili është burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda, ka ardhur edhe një reagim nga ana e tij.

Po në rrjetet sociale, Aurel Voda ka kërkuar falje publike për të gjithë qytetarët si dhe ka thënë se ka në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot ka mbushur plotë 6 vjet në këtë detyrë. Sipas Aurel Vodës, ai ka qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Në fund Voda shton se u kërkon falje edhe familjarëve të tij duke thënë se pavarësisht gjithçkaje treni nuk do të ndalet për një person.

Reagimi i plotë i Vodës:

JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.