'Na pret një dimër i vështirë', Vuçiç: Nuk do importojmë naftë ruse që prej 1 nëntorit! Zoti e di çfarë sanksionesh do vendosen
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe hoologu i tij rus, Putin
Nga 1 nëntori, Serbia nuk do të jetë në gjendje të importojë naftë ruse për shkak të sanksioneve të BE-së. Lajmin e bëri të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiç sipas medias ruse, TASS i cili shtoi se arsyeja kanë qenë sanksionet e BE-së.
"Dhjetëra probleme të reja dalin çdo ditë. Ne konsumojmë 350 ton naftë në ditë dhe në dimër do të shpenzojmë shtatë herë më shumë. Duhet të gjejmë naftë, nuk ka mjaftueshëm karburant në NIS.
Më 1 nëntor, ne nuk do të jemi më në gjendje të importojmë naftë ruse sipas sanksioneve aktuale dhe Zoti e di se çfarë sanksionesh do të vendosen deri atëherë”, tha Vuçiç.
Më herët, Vuçiç tha se sanksionet e BE-së kundër naftës ruse tërhoqën 600 milionë dollarë nga xhepi i Serbisë.
“Vetëm duke vendosur sanksione ndaj naftës ruse, na kanë marrë direkt 600 milionë dollarë nga xhepi! 600 milionë dollarë janë marrë direkt nga xhepat e qytetarëve serbë, kjo është brenda një viti. Njerëzit në Serbi duhet ta dinë këtë. Kirkuku, nafta irakiane është 31 dollarë. për fuçi më shtrenjtë. Ata na morën 600 milionë dollarë dhe ne ende duhet të investojmë para shtesë për gaz”, tha Vuçiç.
Më 3 qershor, Këshilli i BE-së miratoi paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Federatës Ruse, duke përfshirë një embargo të shtyrë për furnizimet detare të naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia. Ndalimi i furnizimeve detare të naftës është shtyrë deri në fillim të dhjetorit, për produktet e naftës - deri në shkurt 2023. Përjashtimet e përkohshme nga embargo janë parashikuar për importet nëpërmjet tubacioneve të naftës për ato shtete të BE-së që, për shkak të vendndodhjes së tyre, janë jashtëzakonisht të varura nga furnizimet nga Rusia dhe nuk kanë alternativa. Këto janë para së gjithash Hungaria dhe Sllovakia.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14758
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
12 Janar, 20:11
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20