‘Na shpëtoni’, ekipi shqiptar nga Turqia për Report Tv: Ka ende thirrje nga njerëzit nën rrënoja, shpresat s’janë shuar! Po punojmë 24 orë

TURQI- Pesë ditë kanë kaluar nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë, por kërkimet nën rrënoja ende nuk janë ndalur. Ekipi shqiptar ndodhet në Turqi dhe Nebi Mucaj, drejtor i Qendrës Vullnetare te Emergjencave Civile dhe detaje në Report Tv nga kërkimet.

Në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, Muçaj tha se gjatë ditës së sotme kanë qenë duke bërë kërkime në një hotel, nga ku vijën ende thirrje për ndihmë. Ai tha në Report Tv se shpresat për të nxjerrë njerëzit nën rrënoja nuk janë shuar ende, pavarësisht se moti ka vështirësuar punimet.

Këto thirrje për ndihmë, Muçaj thotë se i shtyjnë të punojnë me ritme më të shpejta dhe pandalim, por fatkeqësisht ende nuk kanë nxjerrë asnjë person nga gërmadhat e hotelit në të cilin kanë gërmuar gjatë gjithë ditës së sotme.

“Gjatë ditës së sotme i jemi bashkuar grupeve të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile. Ekipi jonë i mjekësisë ka operuar nga dje dhe sot në një hotel ku ndodhen akoma viktima dhe njerëz brenda. Patëm një sinjal. Forcat po punojnë 24 orë. Është Qendra e Koordinimit që menaxhon situatën dhe na ka caktuar ku do operojmë dhe jemi në mbështetje bashkë me forcat e tjera turke. Të gjitha shtetet që janë prezentë në këto operacione.

Edhe pse po punohet pa ndërprerje, në këto raste do punosh me duar për të arritur deri tek personat. Ka pasur thirrje zëra aty ku kemi punuar. Kjo na dha një kurajo më shumë për të shpejtuar dhe punuar pa ndalim. Kushtet janë dëborë, ne jemi në çadër të sistemuar. Është minus 15 gradë temperaturat gjatë natës, por ne jemi në shërbim për të dhënë kontributin tonë në këtë tragjedi kaq të madhe”, tha Muçaj në Report Tv.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatos: 12/02/2023 07:18

    lejini llafet dhe intervistat,,,,po vazhdoni punen per te shpetuar jete njerezish....

    Përgjigju
  • Edi25252: 11/02/2023 13:24

    A kanë shpëtu ndonje njeri poshtë rrenojave Me 5 shpetues vajti shqiperia ? Çfare ben grupi shpëtimit ?

    Përgjigju
  • malo: 10/02/2023 21:50

    ndertoni me standarte europiane,,,,ndryshe tragjedi te tilla do perseriten prape ne turqi...

    Përgjigju
    • Artani: 10/02/2023 22:26

      Roofsh plako, e ke knaq komentin. Kodra mbas bregut.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë