Hysni Qestaj, rreth 40-vjeçar, nga kantoni Vaud i Zvicrës vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën (31 mars) në Italinë veriore.
Makina me të cilët udhëtonte u copëtua në disa pjesë e më pas mori flakë. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
Zjarrfikësve iu desh kohë që ta nxirrnin shqiptarin e vdekur nga vetura. Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës.
“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem. Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerëzit e mirë nuk jetojnë gjatë në këtë botë. Ishe aq i mirë, i drejtë dhe i dashur sa Zoti të mori pranë vetes. Po më mbajnë gjallë kujtimet e bukura që i kaluam dhe dashuria që ndamë për gati dy dekada. Pusho në parajsë, aty ku e ke vendin, të deshëm, të duam dhe do të duam përgjithmonë, unë dhe dy engjujt tonë që i le kaq herët”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas mediave italiane, 40-vjeçari Hysni Qestaj, vetëm disa orë para vdekjes, ishte në jë klub nate duke performuar në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.
Mediat italiane raportuan po ashtu se më DJ shqiptar ishte dhe një vajzë e cila po ashtu humbi jetën. Ajo u identifikuar si Anna Kraevskaya ishte nga Ukraina, me profesion modele.
A thu te mos kete dijeni se i shoqi vdiq me dashnore ne makine?, apo jemi bere per vaj-medet.
Përgjigju