Deputeti Erion Braçe tregoi në 'Fronltine Interview' përjetimet nga 21 janari, ku ai ishte në bulevard. Braçe tregoi se një miku i tij e mori në telefon dhe i tha se na vranë.
'Unë kam qenë përballë kryeministrisë. E kam mësuar në kohë reale vrasjen e protestuesve. Kam qenë me një grup burrash dhe djemsh nga Berati. Kishim ardhur 2000 njerëz nga Skrapari dhe Berati. Pa fund postblloqe rrugës . Edhe këtu në hyrje të Tiranës. Kemi hyrë ndër të fundit.
Dhe e kam marrë vesh kur një tjetër mik i imi më merr në telefon dhe më thotë na vranë. Ndërkohë që dëgjoheshin krisma. Kam qenë në vijë të drejtë me pemën ku u vra Hekuran Deda. Rrugës kur po vija gazetari i Top Channel, Marin Mema më thoshte të pres për intervistë pranë kryeministrisë. Dhe në atë moment më merr në telefon miku im dhe më tha që vranë Sokratin. Kishte një plumb në kraharor. I jam shumë mirënjohë doktor Kapidanit në QSUT që u mor me të dhe i shpëtoi jetën. Dhe disa persona të tjerë që u morën me sigurinë e tij.
Jam qetësuar të nesërmen kur Sokrat Gode u nis për Berat. Është ngjarja më e rëndë e jetës sime. Jo thjesht në politik, por edhe më gjerë. Edhe jam pafund i interesuar që për këtë ngjarje të bëhet drejtësi sa më parë. Është ngjarje e ndryshme nga 26 maji i 96’, kur ishte akti ndaj meje. Këtu kisha përgjegjësi ndaj 2000 njerëzve që kishin ardhur dhe kisha përgjegjësi t’i ktheja shëndosh e mirë. Dhe një javë më pas erdhën po aq në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ata të katër që u pushkatuan pa gjyq.', tha Braçe.
Lajmi kryesor:
'21 Janari' në SPAK, Braçe: U thye muri që pengonte hetimet, drejtësia të nxitojë për zbardhjen e krimit shtetëror! As Enveri s’ka vrarë në mes të ditës
G.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu në Report Tv: 26 fustane janë krim, por 26 të vrarë në Gërdec s’mund t'i quani aksident!
17 Shkurt, 22:55
-
Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë
17 Shkurt, 13:14
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)
17 Shkurt, 09:43
-
FOTOT/ Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën (habitet Braçe)
13 Shkurt, 19:10
-
“Mos vrit!” vjen përpara “Mos vidh!”
13 Shkurt, 12:03
-
Kuvendi nis me debate, Braçe: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, do e paguaj unë gjobën, të ecim para! Sula e kundërshton: Lot krokodili, asgjë s’keni bërë
13 Shkurt, 10:23
-
KQZ bllokon pr.ligjin për TVSH në Bujqësi, Braçe te ‘Ekonomia’: Ta miratojmë, gjobën e paguaj unë me këste! Shalsi: Na sqaroni ku shkelet Kodi Zgjedhor
12 Shkurt, 11:11
-
Skema e Arben Ahmetajt dëmtoi bujqësinë, Braçe merr me vete edhe opozitën për të ndryshuar rimbursimin e TVSH-së
11 Shkurt, 16:18
-
Rama: Altin Dumani ka pasur '21 janarin' në tavolinë kur ishte prokuror i zakonshëm! Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit e t'i ketë dalë emri atëherë?
11 Shkurt, 09:19
-
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde
8 Shkurt, 19:11
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Tase: Fuqizim i aftësive digjitale të qytetarëve, forcim i rezistencës ndaj ‘dezinformimit’
4 Shkurt, 16:45