Nacionalizmi, Berisha: Duan të na
trembin,Thaçi:SHBA s'u ankua

Nacionalizmi, Berisha: Duan të na<br />trembin,Thaçi:SHBA s'u ankua
PRISHTINE- Kryeministrin kosovar Hashim Thaçi udhëtoi sot drejt Tiranës për një vizitë zyrtare për të informuar kryeministrin shqiptar Sali Berisha mbi dialogun Kosovë- Serbi që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Ashton. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp dy kryeministrat iu përgjigjën interesit të gazetarëve edhe për cështjen e nacionalizimit dhe pasaportizimit me pasaportë shqiptare të shtetasve kosovarë.

SHTETESIA SHQIPTARE, BERISHA: NE KOHEN E DUHUR POR PASI TE HIQEN VIZAT, THACI: BE NA I VONON PADREJTESISHT 

Kreu i qeverisë, Sali Berisha tha se marrëveshja që ka premtuar për shtetësinë shqiptare të qytetarëve të Kosovës do të bëhet në kohën e përshtatshme, ndoshta pas liberalizimit të vizave për të cilat Shqipëria nuk mund të ndërhyjë.

“Qëllimi im është se kjo do të zgjidhet me marrëveshje të negociuar në kohën e përshtatshme. Aktualisht konsolidimi i pavarësisë së Kosovës është interesi primar. Por nuk duhet, këtej negociojnë kosovarët me Brukselin për vizat këtej t’u them unë hajde se ua zgjidh unë. Kjo nuk mund të ndodhë. Dëshira ime është nesër që tju akordojë lëvizjen e lirë, por hapa të cilat ndërhyjnë në një proces si ai me Brukselin, këto nuk mund të ndodhin nga Shqipëria”.

Berisha shtoi se “pasi të arrihet ky proces për liberalizmin e vizave ne negociojmë për problemin, ne jemi 1 komb, dy vende, 2 administrata. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të jenë një kudo që janë. Do bëjmë çmos që të bashkohen me Europën, sikundër ka hapësirë shumë të madhe që të bëjnë tejet të parëndësishëm kufijtë”.

Nga ana e tij kryeministri Thaçi pyetjes iu përgjigj duke thënë se “Kosova është në rrugë të sigurtë të integrimit” dhe akuzoi Brukselin se po “vonon padrejtësisht” atë që “prej dy vitesh ka merituar, liberalizimin e vizave”

BERISHA: NACIONALIZMI IM, QYTETAR, THACI: SHBA S'ESHTE ANKUAR 

“Shqipëria nuk ka dhe nuk do të ketë pretendime territoriale. Bazuar në të gjitha të drejtat ndërkombëtare do të qëndrojë e palëkundur në mbrotjje të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Të gjithë përpjekjet për t’i intimiduar dhe për t’i bërë presion e trembur janë të destinuara të dështojnë. Shqiptarët duhet të jetojnë të lirë dhe të barabartë para ligjit, aty ku janë. Nëse ky quhet nacionalizëm unë mbetem krenar për këtë. Nuk ekziston në doktrinën kombëtare të shqiptarëve asnjë projekt, program, asnjë dokument që të parashikojë genocidin, shfarrosjen e kombeve të tjera. Kjo nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. Ky është nacionalizëm i bazuar në vlera qytetare", tha Berisha

Thaçi tha se në takimin që kishte zhvilluar me zv sekretarin amerikan të shtetit, Reeker "një shqetësim të tillë s'e kam dëgjuar ndonjëherë.”

Deklaratat vijnë pas publikimit të një MEMO ku SHBA i bën thirrje të bënte kujdes me deklaratat nacionaliste pasi mund të rrezikonte paqen në rajon.  

DIALOGU KOSOVE- SERBI

Kryeministri Thaçi tha se informoi Berishën për dialogun me Daçiç në Bruksel dhe se Serbia është pajtuar më në fund për largimin e strukturave ilegale dhe se do bëhet gjithçka për stabilizimin e situatës në veri të Kosovës.
‘Diskutuam se këto takime për normalizimin e plotë e përfundimtar të marrëdhënieve janë në një frymë konstruktive e pozitive deri tani janë zhvilluar 5 takime. Arritën disa pajtueshmëri verbale.. Serbia është pajtuar për shpërbërjen e strukturave ilegale që punojnë për destabilitetin e Kosovës”- tha Thaçi.

Berisha shprehu “mbështetjen e plotë për proceset pozitive të dialogut që po zhvillohen në Bruksel dhe përpjekjet për integrimin e Kosovës në BE e NATO, si proces tërësisht i mbështetur në meritë.

"Marrëveshjet që arrihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kanë fuqinë politike të Bashkimit Europian. Ato po ndërmjetësohen nga baronesha Ashton, e cila është përfaqësuesja më e lartë në politikën e jashtme në Bashkimit Europian. Nuk është mirë që të lihen dyshime për vendosmërinë e BE-së për të parë këto marrëveshje të zbatuara. Unë jam optimist dhe besoj që ajo që do të arrihet në Bruksel mund të bëhet e prekshme nga qytetarët e të dyja vendeve. Çështjet për të cilat është rënë dakord janë shumë të rëndësishme", shtoi Berisha.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve