Naço i kërkon KLD-së shkarkimin
e 2 gjyqtarëve që fshehën pasuritë

Naço i kërkon KLD-së shkarkimin<br />e 2 gjyqtarëve që fshehën pasuritë
Fshehën pasurinë dhe deklaruan të ardhura të rreme, ministri i drejtësisë Nasip Naço kërkon nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë të nis procedimin për shkarkim nga detyra të gjykatësit Ken Dhima dhe Klorinda Çela.
 
Kjo kërkesë e ministrit të drejtësisë vjen pas parregullsive të konstatuara nga inspektorati i lartë i deklarimit dhe kontrollit të pasurive për këta dy gjykatës, të cilët kanë bërë deklarime jo reale.
 
Në kërkesën drejtuar këshillit të lartë të drejtësisë në argumentet e paraqitura nga ministria e drejtësisë shkruhet se
 
“Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:
Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.”
Deklarimet e dy gjykatësve i përkasin viteve 2004-2011, ndërsa pak kohë më parë ishte vetë inspektorati i deklarimit dhe kontrollit të pasurive që kërkoi nga organi i akuzës të nis procedim për fshehje pasurie për këta gjykatës.
 
Gjyqtari Ken Dhima sipas ILDKP ka mashtruar për llogaritë e transaksionet bankare, ka dhënë deklarime të rreme për huamarrje, dhurata apo shlyerje këstesh për apartamente me vlerë 5 820 000 lekë dhe 214 300.
 
Ndërkaq, e njëjta gjë ka rezultuar edhe pas kontrollit të dokumentacionit për gjyqtaren Klorinda Çela, e cila është gruaja e Dhimës.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…Tik-Toku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…Tik-Toku, jo krizë politike