Gjate seminarit per inspektimin e shkeljeve te etikes gjyqesore/ Foto Agim Dobi
-Gjatë seminarit për inspektimet në etikën gjyqësore-
TIRANË, 9 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Monitorimi i sistemit gjyqësor është thelbësor në ruajtjen balancave të ndarjes së pushteteve, tha të mërkurën, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
I pranishëm në seminarin me temë "Inspektimet mbi etikën gjyqësore", të organizuar nga OPDATI dhe Ambasada Franceze në Tiranë, Ministri Naço u shpreh se monitorimi i sistemit të drejtësisë ka një rëndësi të veçantë për të evidentuar gjyqtarët e aftë dhe të paaftë, si dhe largimin e gjyqtarëve të korruptuar.
"Prioritet i qeverisë në 300 ditëshin e dytë të punës së saj është reformi i plotë i sistemit të Drejtësisë. Përgjegjshmëria e sistemi gjyqësor ka rëndësi të madhe për të respektuar të drejtat e njeriut. Prandaj, nënvizoi Naço, duhet një sistem drejtësie dhe i paanshëm. Për të bërë një reformë sa më gjithëpërfshirëse u kemi bërë ftesë për bashkëpunim, të gjithë ekspertëve dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe vendas, që të japin udhëzimet dhe kontributet e tyre".
Duke folur për imazhin e drejtësisë shqiptare, Ministri Naço theksoi se duhet punuar më shumë për të rikthyer besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. "Ne si qeveri jemi duke organizuar një konferencë kombëtare për sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor duhet të ndahet nga interesat e veta e të kthehet në një sistem që ka vlera.", tha ai.
Ministri i Drejtësisë kujtoi gjithashtu se reforma në drejtësi është një proces kompleks i përbërë nga shumë element, ku mes tyre është etika, inspektimi i gjyqtarëve etj. Lidhur me këto të fundit, Naço u shpreh se Inspektimi i gjyqtarëve është mjaft i rëndësishëm, pasi përmes kësaj procedure identifikohen ato gjyqtar të cilët shkelin ligjin, por edhe etikën, si një nga parimet qëndrore që duhet respektuar.

Gjatë aktiviteti të organizuar në Tiranë, ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, i cili theksoi se pavarsia e gjyqësorit nuk duhet cënuar në asnjë lloj forme apo mënyre.
Gjatë fjalës së tij, Cefa tha se ligji dhe vetëm ligji është udhërrëfyesi i gjyqtarëve. "Duhet të ruhet pavarësia e institucioneve gjyqësore, dhe politika të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore. Procesi gjyqësor duhet të zhvillohet jashtë çdo ndërhyrje të pajustifikuar dhe të paautorizuar", theksoi Cefa.
Nënkryetari i KLD-së shtoi se sjelljet jo etike të gjyqtarëve përbëjnë një problem shqetësues pasi është një nga burimet e imazhit jo të mirë që shpesh herë përceptohet për gjyqësorin dhe për të cilët duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë.
"KLD, shtoi Cefa, krahas masave ndëshkuese për gjyqtarët mban parasysh edhe rastet e shkeljes së etikës, e cila cënon dinjitetin dhe të drejtat e qytetarëve që trokasin në dyert e gjykatës dhe i veshin gjyqtarit petkun e të korruptuarit, edhe kur ai nuk është. Persona të caktuar të veshur me pushtet publik qoftë edhe gjykatës e prokurorë sillen si të plotfuqishëm, sikur kanë në dorë fatet e njerëzve, kur në të vërtetë nuk është kështu".
Ai gjithashtu përshëndeti aktivitetin, duke thënë se ky seminar do të jetë një mundësi e mirë për inspektorët për t'u njohur me praktikat më të mira.
Në çelje të seminarit, Zv/Ambasadori i Francës në Tiranë, Didier Guber, u shpreh se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Francës në procesin integrues të vendit.
"Shqipëria mund të ketë besimin se Franca është aty për ta ndihmuar dhe në veçanti në sistemin e Drejtësisë, ku gjithnjë edhe nga Progres Raporti Europian është vënë theksi. Një nga elementët kyç të këtij sistemi është edhe etika, si një dozë e rëndësishme e imazhit të drejtësisë", tha Guber.
Zv/Ambasadori Francez u shpreh se ky seminar ka për qëllim njohjen e Inspektorëve në fushën e gjyqësorit në Shqipëri me modelet europiane të etikës dhe për këtë pjesëmarrës në seminar janë juristët më të mirë në Francë dhe Europë.
Aktiviteti që nisi sot në Tiranë, pranë Hotel Rogner Europark do të zgjasë deri më 11 Korrik. Sipas programit të hartuar nga organizatorët e saj në të do arrin pjesë ekspert vendas dhe të huaj në fushën e jurisprudencës për të njohur Inspektorët e KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë me rrugën që duhet ndjekur në hetimin dhe vlerësimin e etikës në sistemin gjyqësor./a.g/
/Shqiptarja.com