Lufta ndaj krimit, i cili nuk njeh kufij dhe vijimi i bashkëpunimit të ndërsjelltë gjyqësor në zbatim të tre marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 1998, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë ishin kryefjala e takimit që Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço pati me homologun e tij Maqedonas, Adnan Jashari.

Marveshjet dypalëshe, “Për ndihmë juridike në fushën penale dhe civile”, marrëveshja “Për njohjen e vendimeve gjyqësore penale”, si dhe ajo “Mbi ekstradimin”, janë cilësuar si mjaft të suksesshme dhe janë vlerësuar për një bashkëpunim e ndërsjelltë që kanë mundësuar.

Një pikë mjaft e rëndësishme e diskutimit ishte edhe shkëmbimi i eksperiencës lidhur me sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve si dhe funksionimin e Këshillit Gjyqësor në Maqedoni dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri.
 nasip naco
 
Në përfundim të takimit, dy Ministrat kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për media, ku ndër të tjera u theksuar interesi lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy Ministrive.
Ishte kënaqësi të kisha në takim z. Jashari, nga ku ramë dakort se duhet të përfitojmë reciprokisht, sepse jemi të bidnur se krimi nuk njeh kufi dhe ka nevojë për bashkëpunimin e të dyja institucioneve tona. Sigurisht që duke qenë vende të vogla, në rajon mund të mos jemi lider në aspektin ekonomik, por të dy palët ndajmë mendimin se me reformat e bëra, kemi mundësi për të qenë lider përsa i përket sistemit të drejtësisë. Ne kemi gjyqtarë dhe prokurorë shumë të mirë, ndonëse mbetet akoma punë për të bërë në mënyrë që të dyja vendet tona të shkëmbejnë informacionin, të bashkëpunojnë më njëri tjetrin dhe në çdo rast të kemi institucione të pavarura dhe me integritet. Të dy palët këmi qenë në të njëjtën gjatësi vale, të bindur për përpjekjet që duhet të bëjmë në rajon në luftën ndaj financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar. Shkëmbimi i informacionit në kohë mes dy ministrive apo institucioneve të tjera ligjzbatuese është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Ministri Naço
 

Ndërsa, Ministri Jashari, sqaroi se procesi i ekstardimeve është realizuar nga të dyja anët dhe nuk ka pasur pengesa, duke bërë të mundur ekstradimin e 6 shtetasve maqedonas nga Shqipëria, deri në vitin 2014.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë e bazojnë bashkëpunimin e tyre në tre marrëveshje të rëndësishme të ratifikuara nga vitit 1998. Tre marrëveshjet i diskutuam edhe sot me Ministrin Naço dhe ramë dakort se dy shtet përmes aktiviteteve që ndërmarrin i kanë respektuar në praktikë këto tre marrëveshje. Gjithashtu biseduam edhe për çështje që janë të lidhura me krimin e organizuar dhe sikurse Ministri e theksoi, krimi nuk njeh kufi, as pëkatësi etnike dhe as konvencionale. Përmes këtij bashkëpunimi besoj se do t’ia dalim për të realizuar qëllimin e hetimit të çdo forme apo dukurie që në një farë mënyrë vlerësojmë se në të ardhmen mund të jetë e dëmshme për dy shtetet dhe qytetarët e tyre”, tha ndër të tjera z. Jashari

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)