TIRANE - Ministri i Drejtësisë në ditën kombëtare të Drejtësisë, në një takim me gazetarët, tha se Presidenti i Republikës, po pengon emërimin e nënkryetarit të KLD-së, ndonëse ka detyrimin ligjor për të emëruar një nga kandidaturat e propozuara nga Kuvendi.
Edhe për reformën për drejtësi Naço tha se presidenti ka manifestuar garanci, por ne propozimet e mazhorancës nuk ka manifestuar gatishmëri. Sipas tij veprimet e Presidentit Nishani, po krijojnë kosto për vendin përballë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve.
Në reformën në drejtësi, Naço përmendi si pjesë të rëndësishme, ndryshimin e sistemit të emërimit të anëtarëve të KLD-së. Zgjedhja e tyre sipas tij bëhej duke lobuar, në mënyrë jo transparente gjyqatrët përpara se të zhvillohej procesi i zgjedhjes.
Naço, akuzoi KLD se nuk ka pranuar në shumë raste edhe transferimin e gjyqtarëve pjestarë të të njëjtës familje.
Po ashtu Naço tha se KLD-ja për një kohë të gjatë ka mbajtur peng emërimin e 21 kryetarëve të gjykatave në të gjithë vendin. Duke i mbajtur ata të komanduar ose deleguar, duke i përdorur ata për problemet personale të anëtarëve të KLD-së.
Ai përmendi faktin se shumë gjyqtarë kanë pasuri të pajustifikuar, të cilët edhe janë denoncuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të pasurive.
Nga ana tjetër sipas tij KLD-ja ka mbajtur peng emërimin e magjistratëve në gjykata. Sa i përket ndëshkimeve dhe hetimeve të gjyqtarëve, Naço përmendi si fatkeqësi faktin se janë proceduar penalisht vetëm dy gjyqtarë. Sipas tij, gjatë kësaj kohe Ministria e Drejtësisë, kishte dërguar 27 procedime disiplinore në KLD, për gjyqtarë të ndryshëm.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO