TIRANË, 25 Korrik /ATSH/ -Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot analizën e 300 ditëve të punes se saj, ku u theksua se reforma në drejtësi do të vijojë.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, tha se drejtësia në Shqipëri do të flasë me gjuhën e Brukselit.
Ministri Naço tha se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis dhe do të fillojë nga gjyqtarët. "Kemi kërkuar shkarkimin për 20 gjyqtarë aq sa për 20 vite. Ne duam pavarësi por edhe transparencë. Ne jemi të vendosur që luftën ndaj korrupsionit dhe do e fillojmë nga gjyqtarët. Duhet një drejtësi që të mos blihet por të jepet", theksoi ministri Naço, sipas të cilit, do të ketë integritet në çdo anë të sistemit të drejtësisë. Ai tha se sfida më e madhe është drejtësia e barabartë për çdo njeri.
"Sfida jonë është drejtësi e barabartë për qytetarët. Dixhitalizuam sistemin dhe epoka e abuzimit me pronat mori fund. Intergritet ne çdo hallke te sistemit te drejtësisë. Jam i bindur se pasuria me e madhe e nje kombi është drejtësia, duke synuar akses të plotë dhe të barabartë për çdo qytetar. U zotuam se do realizonin skanim të plotë për çështjen e pronave. Hartuam një plan veprimi të qartë për të gjithë shtetasit që kanë një titull pronësie. Sot nuk ka për të ndodhur siç ndodhte dje ku me vendime antiligjore janë kthyer në natyrë pasuri të publike. E dixhitalizuam sistemin", u shpreh Naço. /gj.m//a.ke/