Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, mori pjesë sot në cermoninë e organizuar me rastin e mbylljes së praktikës së studentëve të Fakultetit të Drejtësisë pranë Avokaturës së Shtetit, ku vlerësoi lartë rolin e studenteve dhe të rinjve me pjesëmarrjen e tyre në sistemin e drejtësisë.
Ministri Naço, duke folur para praktikanteve të drejtësisë, u shpreh se "reforma në drejtësi eshte mberthyer nga një klimë e ashpër debati mes palëve politike. Një nismë e tillë më bën të shpresoj se reforma në drejtësi do të jetë e prekshme. Sistemi i drejtësisë është i hapur të mirëprese frymë të re, duke promovuar një brez të ri juristësh", theksoi ai. Naço shtoi se të rinjtë mund të jenë aktorë për promovimin e drejtësisë. Hapat e parë janë hedhur, siç është bashkëpunimi në shërbimet e provës me zyrat e punës. Kjo iniciativë është në të mirë të administratës shtetërore. Të rinjtë duhet të marrin përsipër që të nisin bashkëpunim për te luftuar korrupsionin. Reforma në drejtësi është një hap i madh drejt Evropës e kjo mund të arrihet fale një brezi të ri, të formuar me ideologjinë e paanshmerise dhe transparencës", tha Naço.
Pas takimit, ministri Naco dha një prononcim për mediat, ku vlerësoi si më të rëndësishme luftën kundër korrupsionit, duke akuzuar KLD për një axhendë personale dhe jo vetëm kaq, por përjashtuese të kërkesën tonë për shkelje të anëtarëve të KLD-së në kushte flagrante me ligjin. Naço solli si argument mos pranimin e kërkesës nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me një inspektor të KLD-së, ndaj të cilit është gjetur nga ILKDP një pasuri e pajustifikuar dhe kjo kërkesë e ministrit përjashtohet. "Mjafton ky fakt për të treguar se axhenda e KLD-së është personale", theksoi ai.
ATSH
/Shqiptarja.com