Naço: Ushqimet e shpejta e
të përpunuara risk për tumore

Naço: Ushqimet e shpejta e<br />të përpunuara risk për tumore
Ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, janë faktorë të dietës ushqimore që ndikojnë në shtimin e sëmundjeve tumoriale.

Sipas dietologes Viktoria Naço tek moshat e reja kjo është edhe më e shpeshtë për shkak të ritmit të punëve dhe mungesës së kohës që imponon stili i jetesës. Sipas saj kequshqyerja mund të evitohet përmes një vakti të plotë të shëndetshëm.
 
“Duhet të paktën vakti kryesor të jetë ushqim i mirë, sepse nëse ne nuk hamë një vakt kryesor të mirë atëherë ne automatikisht do të kemi ushqime më të shpejta të cilat do na ngarkojmë me energji por jo me lëndët ushqyese për të cilat trupi ka nevojë. Jeta sedentare me oraret e zgjatura kanë ndikuar në një ushqim më të shpejtë”, thotë Naço.
 
Naço shprehet se të ushqyerit e shëndetshëm është e mundur edhe nga produktet që ofron tregu në Shqipëri, por duhen përzgjedhur ato që ofrohen brenda stinës.
 
“Të mos shkojnë te ushqimet e përpunuara por tek ushqimet e gatuara, ndoshta kjo do të ishte zgjidhja për të konsumuar frutat dhe perimet e stinës. Të mundohemi që 5 deri në 7 proporcione fruta dhe perime t’i kemi në ditë”, thotë ajo.
 
Sipas Naços mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, është një nga mënyrat më të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e tumoreve.

Ndërsa eliminimi i pijeve me konservues, mishrave me hormone krijon mbrojtje nga shfaqja e tumoreve apo nga rishfaqjen e tyre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike