Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë deklaron se paga e nëntorit për naftëtarët ka kaluar.

“Pagat për efekt kohe ende nuk janë në sistem por deri pasdite do jenë të gjitha ne numrat e llogarisë   deri orët e vona të pasdites. KSSH vendos në dispozicion dokumentin e ardhur nga banka që vërteton se pagat kanë kaluar.

Naftëtarët i garantojmë se jemi me to, ndërsa u bëjmë apel strukturave të partive politike që nuk heqin dorë nga tepsia dhe OJF qe xhirojnë miliona përmes gjobave të mos krijojnë situata të tensionuara” thuhet në deklaratë. 

pagat
Lista e publikuar nga Sindikata për kalimin e pagave

dy.b/shqiptarja.com