Nafta 180 lekë litri, eksperti Gjokutaj: Rritja e çmimit nga tregu vendas! Ka konsum, firmat kërkojnë të nxjerrin humbjet e 2020

Çmimi naftës është rritur deri në 20 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, duke e çuar çmimin e naftës nga 155-160 lekë për litër që ishte në vitin 2020 në rreth 180 lekë këtë vit.

Por ndërsa shoqata e hidrokarbureve e justifikon shtrenjtimin, me luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ekspertët e ekonomisë thonë se shkak është tregu në vend, që sa herë rritet konsumi rrisin çmimet.

“Kjo rritje nuk është e para që ndodh në vitet e fundit. Kjo ndodh në momentet kur ka konsum, pra sa herë ka rritje të konsumit rritet edhe çmimi. Ndryshe nga ciklikja që ndodh në vendet e ndryshme ku me rritjen e konsumit duhet ulet çmimi, ndërsa këtu ndodh e kundërta, për arsye të tregut oligopol që zbaton këto politika çmimesh”, pohon eksperti Gjokutaj.

Eksperti fiskal Eduart Gjokutaj thotë për Report TV se operatorët e tregut të karburantit po përpiqen të mbulojnë humbjet e vitit të kaluar.

“Nuk ka një rritje të çmimit në tregun ndërkombëtar në mënyrë që të justifikojë një rritje në këtë marzh të çmimit në tregun e naftës. Më shumë kjo është një rezervë që kërkohet të përfitohet nga tregtarët e karburanteve për këtë periudhë që konsumi është i lartë që justifikon edhe ato fitimet që nuk janë marrë dot në pandemi por edhe në 6- mujorin e parë të vitit”, tha ai.

Në një situatë të tillë sipas Gjokutaj shteti mund të bëjë vetëm monitorimin e cilësisë së karburantit, pasi çmimet i vendos tregu. 

“Ndërkohë përgjegjësi e shtetit në rolin e arbitrit dhe atij që koordinon palët duhet ti vërë përpara përgjegjësisë porsa i takon cilësisë së karburanteve, pasi çmimi është  një element që nuk diktohet nga qeveria, por cilësia e karburanteve lidhet me qeverinë”, pohon Gjokutaj.

Shqipëria konsiderohet si vend me çmim të lartë të naftës, për shkak edhe të taksave pasi për çdo litër naftë që shitet shteti mbledh rreth 112 lekë taksa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 25/07/2021 17:43

    Normal, keta ia fusin cmimit me top, qeveria ben nje sy qorr se merr me shume taksa. Por te pakten cilesine ta kontrollojne se na eshte bere pompa e naftes na del ne enderr.

    Përgjigju
  • XXX: 25/07/2021 17:15

    Shteti duhet te krijoje vet nje kompani dhe te shese nafte, e pastaj do e shofin kta rrobqirat tregtare qe risin cmimet ne menyre abuzive. Por kjo qeveri legenash e ka bllokuar qellimisht tregun per ti dhen mundesi monopolistave te abuzojne.

    Përgjigju
    • Like: 25/07/2021 18:33

      E provuam me ARMO-n.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz