Kundër çmimit të naftës, Rithemelimi organizon protestën e parë në Elbasan! Boçi thirrje qytetarëve: S'ka kohë për të humbur! Qeveria do të mbulojë grabitjet

Në sheshin “Gensher” të Elbasanit me dhjetëra qytetarë protestuan për rritjen e çmimit të naftës. Ata fikën makinat duke bllokuar për afro një orë rrugën kryesore në bulevardin “Aqif Pasha”.

Protesta e organizuar nga Rithemelimi vjen në kohën kur çmimi i naftës ka arritur në 245 lekë/litër. Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi në një prononcim për Report Tv hodhi disa akuza ndaj qeverisë.

“Situata bëhet më revoltuese që në bursë çmimet bien dhe në Shqipëri ngrihen në mënyurë të menjëhershme. Nuk është rastësore. Qeveria ka nevojë të mbulojë grabitjet. Unë i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen pasi nuk ka më kohë për të humbur. Është shkelur ekonomia jonë dhe dinjiteti ynë. Le të shërbejë kjo si frymëzim për të gjithë. Qytetarët duhet ta shprehin në forma konkrete, ne jemi të gatshëm si PD të jemi pranë tyre, t’i drejtojmë e mbrojmë ndaj abuzimeve që bëhen ndaj tyre, qoftë dhe nga ana policore”, tha Boçi.

Boçi iu përgjigj dhe pyetjes për bashkimin me grupin e Alibeajt për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Po tani ne jemi shumë afër sepse kërkesa e parë dhe procedura që realizojnë daljen e një kandidati tashmë është shpallur. Ka dalë rregullorja dhe do realizohet procesi primareve, PD është e bashkuar. Do jenë anëtarët e PD dhe qytetarët që do vendosin se kush do të jetë kandidati”- tha Boçi.

Protesta zgjati një orë e 30 minuta dhe u mbyll pa incidente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Protesta e Elbasanit, Boçi për Report Tv: Kjo që po bëhet është një vjedhje e hapur! Primaret? PD është më e bashkuar se kurrë

 

Në protestën e thirrur nga Rithemelimi, deputeti Luçiano Boçi në një prononcim për Report Tv u hodhi disa akuza ndaj qeverisë e cila sipas tij nuk mendon për qytetarët por për lukset vetjake. Në shenjë revolte të rritjes së çmimeve të karburantëve, qytetarët në Elbasan kanë fikur makinat ndërsa Boçi theksoi se me pagat mesatare që merren në Shqipëri është e pamundur të ketë një përballim të minimumit jetik. Deputeti i Rithemelimit, u pyet nga gazetarja Migena Sotiri edhe për spektrin politik të Partisë Demokratike ku dy kampet e përçara tashmë do të do dalin në zgjedhjet vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët.

 “Situata bëhet më revoltuese që në bursë cmimet bien dhe në Shqipëri ngrihen në mënyurë të menjëhershme. Nuk është rastësore. Qeveria ka nevojë të mbulojë grabitjet. Unë i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen pasi nuk ka më kohë për të humbur. Është shkelur ekonomia jonë dhe dinjiteti ynë. Le të shërbejë kjo si frymëzim për të gjithë. Qytetarët duhet ta shprehin në forma konkrete, ne jemi të gatshëm si PD të jemi pranë tyre, t’i drejtojmë e mbrojmë ndaj abuzimeve që bëhen ndaj tyre, qoftë dhe nga ana policore. Kishte forca të shumta e Shqiponja për të ulur shfaqjen e zemërimit që është s ai madh në tavolina, po kaq i madh dhe sot. Zemërimi nuk është vetëm bërtitje, por edhe votë e protestë”, tha Luciano Boçi.

Qeveria mori spunto nga rritja absurde e çmimit të karburantëve për të grabitur qytetarët nëpëmjet rrugës së fahmshem të TVSH. Këto nuk kthehen mbrapsht për të investuar për qytetarët studentë etj. (...) Qeveria përdor këto rrugët si justifikim për të vjedhur, për instalacione 4 mln euro, inceneratorëetj. Ëhstë një vjedhje e hapru që bëhet për qytetarët shqiptarë. Shqipëria ka pagën më të ulët në rajon dhe paguan më shumë për karburantë. Ky shtet, kjo qeveri rrit atë që ëhstë gjaku i ekonomisë, karburantin që ndikon në rritjne e ccmimeve të produkteve të jetesës. Unë se kuptoj si mund të jetojë dikush me një pagë të ulët me këto rritje galopante. Ne duam të ndryshojmë rendin e kësaj poltike, kjo qeveri nuk bindet, nuk është synimi i  të qytetarët por luksi vetjak.

Pyetjes së sa afër janë dy kampet e së njëjtës seli Boçi iu përgjigj duke thënë se do të zhvillohet procesi i primareve dhe se PD0 është shumë afër njëri-tjetrit.

Po tani ne jemi shumë afër sepse kërkesa e parqë dhe procedura që realizojnë daljen e një kandidati tashmë është shpallur. Ka dalë rregullorja dhe do realizohet procesi primareve, PD është e bashkuar. Do jenë anëtarët e PD dhe qytetarët që do vendosin se kush do të jetë kandidati.- tha Boçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/10/2022 12:34

    Bravo populli Elbasanit shpresoj qe ti bashkohen dhe morrat e qyteteve te tjere duke i mbyllur makinat neper rruge derisa cmimi te ulet poshte 200 leke lt se po na masakron politika qe jua qr si jane te majte e te djathte ndyresirat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja