Brenda 10 ditësh nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, bursat janë futur në ‘shok’. Kërcënimi i Iranit, për bllokim total të Ngushticës së Hormuzit, prej nga ku kalon 20% e konsumit ditor global me lëndë djegëse, përveçse ka ngadalësuar prodhimin, po shoqërohet me shtrenjtim të fortë të naftës bruto.

Nga 70 dollarë fuçia më 27 shkurt, një ditë para sulmit të SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iran, sot çmimi ka arritur deri në 119 dollarë fuçia, dhe si mesatare po luhatet në 103 dollarë fuçia.

Çmimet e naftës “do të bien shpejt me përfundimin e shkatërrimit të kërcënimit bërthamor të Iranit”. Kështu deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Rritja e çmimeve është “një çmim i vogël për t’u paguar për paqen dhe sigurinë e SHBA-së dhe të botës. Vetëm të çmendurit mendojnë ndryshe”, theksoi Trump.


Lajmi kryesor:

Trump: Lufta do të mbarojë shumë shpejt, do të godasim më fort nëse Irani bllokon naftën dhe gazin! Izraeli valë të re sulmesh në Teheran