Çmimi i naftës bruto në bursë zbret në 77 dollarë fuçia! Në nivelin më të ulët prej dhjetorit 2023

Çmimi i naftës bruto në bursë zbret në 77 dollarë fuçia! Në nivelin më të ulët prej dhjetorit 2023

Foto ilustruese

Çmimi i naftës bruto këtë të martë në tregjet ndërkombëtare ka prekur vlerën më të ulët që prej fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave aktualisht një fuçi nafte po tregtohet në bursë me 77 dollarë, nga 82 dollarë që ishte në fund të muajit maj.

Sipas mediave ndërkombëtare kjo ulje erdhi pasi OPEC (organizata e vendeve eksportuese të naftës) njoftoi të dielën se do të fillojnë të heqin gradualisht shkurtimet e prodhimit të naftës përgjatë 12 muajve, duke nisur nga tetori 2024.

Ndërkohë pak javë më parë sulmi me dronë dhe raketa i Izraelit nga Irani, ka prekur direkt tregjet e naftës, pasi çmimi i naftës për fuçi arriti në 90 dollarw që ishte vlera më e lartë që prej tetorit të vitit të kaluar.

Aktualisht në vend, një litër naftë po tregtohet me 184 lekë, nga 188 lekë që ishte, benzina po shitet në pikat e karburantit 183 lekë, ndërsa gazi me 59 lekë litri.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 04/06/2024 18:04

    prisni javen e pare te korrikut per momentin keshillohet te investohen kursimet e burses ne ar. Eksperti qe ka dhene parashikimin e tij ne cnn turk mbahet nder profesionistet me te mire te tregut te burses ne turqi. Vetem ne korrik do mund te investohet ne dollare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë